Flet Armando Duka: E shkarkova në të gdhirë, çfarë më tha Panucci

464
Sigal

Pasi shkarkoi nga detyra Christian Panuccin, ish-trajnerin e kombëtares, ka folur së fundmi edhe presidenti i FSHF-së Armando Duka.

Ai është shprehur në “Opinion” se këtë vendim e mori bashkë me stafin pasi sipas tij situata në kombëtare ishte e rëndë.

Shkarkimi i Panucit ishte jo fare i papritur. Nuk u shkarkua vetëm për një ndeshje, u vërtetua ajo që nuk mund ta inkurajonte më atë skuadër. Gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet. Ka kërkuar që të jetë i disiplinuar dhe ne e kemi ndihmuar. Por atmosfera në fushë nuk ishte e pranueshme. Ishte një kimi që nuk shkonte dhe ndaj duhej ndarë. Për të qenë i sinqertë e kishim lënë që të testohej pas ndeshjes me Turqinë.

Vendimi ishte bashkë me stafin teknik të Federatës. Jemi mbledhur më stafin në Shkodër dhe pastaj ia kam komunikuar.

Patjetër që e priste. I kam thënë: Mister situata është e vështirë! Më ka thënë merr vendimin që duhet. E kam takuar në hotel, e kam shkarkuar duke u gdhirë.