Firmosi dje me Interin, zbulohet klauzola e lirimit për Marcus Thuram

47
Sigal

Interi zyrtarizoi dje nënshkrimin e Marcus Thuram, i cili mbërriti si transferim i lirë nga Borussia Moenchengladbach. Gazzetta.it zbuloi disa detaje mjaft interesante në kontratën e sulmuesit francez.

I lidhur me nerazzurrët deri në vitin 2028, kontrata e sulmuesit të lindur në Parma përfshin një klauzolë lirimi prej 95 milionë eurosh, e cila do të jetë e vlefshme deri në ditën e fundit të kontratës dhe që nuk do të ulet me kalimin e viteve. Sa i takon të ardhurave, Thuram do të fitojë 6 milionë euro neto në sezon, pa llogaritur bonuset.