Finalja e Superligës/ Partizani tund rrjetën e Egnatias, por Anthony Taylor anulon golin

30
Sigal

Ka nisur në 19:00 finalja e Kategorisë Superiore.

Partizani dhe Egnatia kërkojnë trofeun e kampionatit të 85-të, ndërsa afro 10 mijë tifozë në stadium kanë dhuruar spektakël me koreografitë.

Në minutën e 21-të, Partizani tundi rrjetën e Egnatias duke çuar tifozët e kuq në festë por kjo për pak çaste teksa arbitri anglez, Anthony Taylor ka anuluar golin.

MOMENTI I ANULIMIT TE GOLIT

Pas një goditje dënimi, Bintsuka është ai që shtyn topin në rrjetë por gjyqtari, edhe pas konfirmimit nga VAR, bën të ditur se ka prekje të topit me dorë në sulm dhe goli është i pavlefshëm.