Felix pranon dështimin te Atletico: Mbase ka ndikuar presioni!

286
Sigal

Joao Felix deri më tani nuk ka mundur që të bindë te Atletico Madrid edhe pse u ble për 126 milionë euro sezonin e kaluar. Sulmuesi i talentuar portugez e ka pranuar edhe vetë këtë fakt në një intervistë të dhënë së fundmi.

“Në fakt, kur mbërrita këtu, mbase ndryshimi i ambientit, mbase presioni, ose edhe fakti që kërkoja të tregoja gjithçka menjëherë. E di dhe jam i vetëdijshëm se kam shumë për të treguar.

Ishte e çuditshme si ndodhi në fillim, por tani mendoj se gjërat do të shkojnë ndryshe. Championsi? Do të provojmë ta fitojmë dhe eliminimi i Liverpool na jep më shumë bindje. Do të ishte ëndërr”, deklaroi Joao Felix.