Erzeni me president të ri, shfaqet pranë lojtarëve dhe tifozëve

43
Sigal

Erzeni do të vazhdojë të jetë pjesë e Kategorisë Superiore. Pas lajmeve të ndryshme si shkrirja e ekipit, rënia në kategoritë më të ulëta e shumë të tjera, gjithçka duket se është në rrugën e duhur. Erzeni ka filluar përgatitjet për sezonin e ri. Në stadiumin “Tofik Jashari” të Shijakut u shfaq dhe presidenti i ri i klubit Ali Kasa shoqëruar me bashkëpuntorët e tij më të ngushtë.

Kreu i klubit mbajti edhe një fjalim përpara tifozëve, duke premtuar një sezon ndryshe dhe se financat nuk do të mungojnë.

Shoqëria aksionere e Erzenit i ka dhënë kontroll të plotë Ali Kasës që për një sezon të vendosë dhe të shkarkojë trajnerë apo së bashku me stafin e tij të bëjë merkaton. Në seancën e fundit stërvitore u shfaqën vetëm 10 futbollistë, cka tregon se duhet një ndërhyrje sa më shpejt në merkato, pasi edhe koha nuk premton.

Mësohet se skuadra ka zgjedhur edhe trajenrin e ri, që pritet ta zyrtarizojë së shpejti. Bëhet fjalë për një emër të njohur të futbollit shqiptar, i cili ka drejtuar disa skuadra shqiptare dhe ka fituar trofe. Po ashtu, ka eksperiencë dhe jashtë vendit.