Elseid Hysaj drejt largimit nga Napoli, por De Laurentiis i vendos një çmim të kripur

437
Sigal

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli gjatë kësaj vere.  Ardhja e Di Lorenzos për krahun e djathtë i ka hapur rrugën e largimit mbrojtësit të kombëtares sonë.

Për të sipas “La Gazzetta dello Sport”, presidenti De Laurentiis kërkon plotë 30 milionë euro për ta lënën të lirë. Një shifër që duket e lartë për Atleticon e Madridi që ka shkuar deri në shifrën e 20 milionë eurove.

Nëse Sarri merr drejtimin e Juventusit, atëherë në garë për shkodranin do të futeshin edhe kampionët e Italisë. Gjithsesi Hysaj për momentin po mendon vetëm për pushimet, të paktën deri sa të mësojë të ardhmen e Sarrit.