Nisin negociatat për zgjedhjet/ Prof. Paskal Milo, pas takimit me Kreun e Shtetit: Nuk është e rëndësishme data e zgjedhjes, por stabiliteti i vendit

560
Sigal

Prof. Dr. Paskal Milo takon Presidentin Metën: S’është e rëndësishme data e zgjedhjeve, por stabiliteti

Kreu i PDS Prof. Dr. Paskal Milo ka zhvilluar një takim me presidentin e vendit Ilir Meta, pavarësisht se bën pjesë në Aleancë zgjedhore me PS-së. Prof. Dr. Milo foli menjëherë pas takimit me kreun e shtetit. “Me Presidentin e Republikës diskutuam rreth situatës dhe zhvillimeve aktuale. Biseduam me shqetësim. I shpreha shqetësimet e mia për krizën politike që ndodhet vendi. Ndamë së bashku shqetësimin së zgjedhjet duhet të administrohen me kujdes. Shqipëria duhet të ketë zgjedhje gjithëpërfshirëse. S’ka rëndësi se kur bëhen zgjedhje; rëndësi ka që të bëhen sipas standardeve të plotësojnë kriteret demokratike të jenë të lira dhe në mënyrë të veçantë të jenë gjithëpërfshirëse. Paskal Milo theksoi se PDS shpreh gatishmërinë për të takuar të gjitha subjektet politike për të trajtuar me përgjegjësi krizën aktuale politike. Milo: Ne do vijojmë të takohemi jo vetëm me presidentin. Shprehim gatishmërinë tonë për t’u takuar me të gjitha subjektet politike për ta trajtuar me përgjegjshmëri krizën politike në të cilën ndodhet Shqipëria që të gjejmë zgjidhjen më të përshtatshme më të domosdoshme. Ndaj partia social demokrate është e gatshme për t’u takuar edhe me PS edhe me subjektet e tjera politike me mendimin se Shqipërisë në këto momente të vështira duhet të dëshmojë urtësi dhe klasës politike përgjegjshmëri që interesi kombëtar të mbizotërojë mbi interesat politike. Paskal Milo shtoi se partia që përfaqëson dëshiron stabilitet kombëtar. Milo: Unë përfaqësoj Partinë Demokracia Sociale. Jam dhe vijoj të qëndroj në aleancë të deklaruar me PS por kjo s’do të thotë që të mos jem i lirë për të shprehur pikëpamjet e mia. Subjekti politik që përfaqësoj vendos interesin kombëtar. Duam stabilitet dhe që Shqipëria të shmangë përplasjet politike dhe sociale.