Elbasan: Publikohen masat e sigurisë për tifozët që do të ndjekin ndeshjen në stadium

506
Policia e Elbasanit bën publike masat e sigurisë për të gjithë tifozët që do të ndjekin në stadium ndeshjen “Shqipëri- Serbi” që do të mbahet sot në orën 20: 45.

Nuk do të lejohen
Banderola me mbishkrimin “Shqipëria Etnike”
Asnjë bluzë ose shall me simbolet e Kosovës.
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Harta Etnike”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin “Shqipëria Autoktone”
Asnjë bluzë ose Shall me mbishkrimin e ndonjë heroi të Kosovës.

Nga ora 12:00-19:00, do të bllokohet segmenti rrugor nga rruga “Dervish Hima”, rruga e “Elbasanit”, tuneli i Elbasanit ku nuk do të lejohen kalimi mjeteve deri në përfundim të aktivitetit sportiv në qytetin e Elbasanit.

Të gjithë sportëdashesit që do të marrin pjesë në këtë aktivitet, të jenë të pajisur me kartë identiteti dhe të mos kenë me vete:
1. a) sende të forta,
2. b) shishe (të cfarëdolloji)
3. c) fishekzjarre
4. d) monedha apo metale (të cfarëdolloji)
5. e) çelësa të ndryshëm
Në të kundert NUK do të lejohen të futen në stadium.
Masat e marra nga Policia e Elbasanit për zhvillimin normal të ndeshjes Shqipëri – Serbi
Sigal