E trishtë/ Pas tetë vitesh në betejë me kancerin, vdes gruaja e sportistit të njohur

129
Sigal

Tiffany Youngs, gruaja e ish-yllit të rugbit të Anglisë, Tom, ka vdekur pas një beteje të guximshme tetë-vjeçare kundër kancerit.

Tiffany u diagnostikua me Limfomën Hodgkin – një lloj kanceri në gjak – menjëherë pas lindjes së vajzës Maisie në 2014.

Ish-klubi i Youngs, Leicester Tigers, konfirmoi lajmin tragjik në faqen e tyre të internetit.

Në një deklaratë thuhej: “Leicester Tigers janë thellësisht të pikëlluar nga lajmi se Tiffany Youngs ka ndërruar jetë pas betejës së saj heroike me sëmundjen.