E konfirmon edhe UEFA, ja në cilin stadium do ta luajë Tirana ndaj Dudelanzhit

115
Sigal

Vjen edhe konfirmimi nga UEFA, dueli I kthimit mes Tiranës dhe Dudelanzhit do të luhen në “Air Albania”, dhe jo në “Elbasan Arena”, siç u raportua fillimisht.

Bardheblutë do të luajnë fillimisht në datën 6 korrik në Luksembur ndeshjen e parë, sfida do të nisë në orën 19:30. Teksa ajo e kthimit do të luhet në datën 12 korrik ora 20:00 në Shqipëri në “Air Albania”. Një lajm pozitiv ky për tifozët bardheblu që pritet të jenë të shumtë në numër në shkallët e impiantit modern.

Nëse kualifikohen, kampionët e Shqipërisë luajnë në turin e dytë me fituesin e çiftit Pjunik të Armenisë dhe CFR Kluzh të Rumanisë.