Dybala dhuron 160 mijë euro ndihma për spitalet në vendlindjen e tij

268
Sigal

Paulo Dybala nuk e harron origjinën e tij argjentinase, madje as faktin që e provoi vetë çdo të thoshte të kalojë koronavirus. Sulmuesi i Juventusit ka vendosur të ndihmojë spitalet e Cordoba e Laguna Larga, ku ka lindur e që po përballen me emergjencën.

Një makth që vetë Dybala e ka përjetuar vetë: u shërua pas më shumë se një muaji e gjysmë nga infektimi Covid-19.

Lajmi është zbuluar nga i vëllai, Gustavo, duke folur për kanalin argjentinas Cadena 3: “Paulo ka kryer një donacion prej 12 milionë pesos (rreth 160 mijë euro) për të blerë pajisje mjekësore të destinuara për spitalet e Raëson, San Roque e Florencio Díaz. Paulo po punon me ministrin Cardozo. Pas disa ditësh do të mbërrijnë të gjitha në desinacion”.