Të gjithë i thanë “Je i marrë, nuk duhet ta marrësh 7- ën!”, Mariano tregon pse e mori numrin e Ronaldos

600
Sigal

“Më pëlqen numri 7, gjithmonë më ka pëlqyer dhe kisha mundësinë ta merrja, duke mos menduar për asgjë tjetër”, kështu thotë Mariano për numrin që do të bartë për 5 vite, i cili ka nënshkruar kontratë me Los Blancos deri më 2023.

Ai u transferua nga Lyoni për afër 20 milionë euro, një vit pas u largua me kërkesë të Zinedine Zidaneit.

Mariano u prezantua në mënyrë spektakolare në Madrid, edhe më e veçantë u bë dhe mori vëmendjen e të gjithëve, kur 25-vjecari zgjodhi numrin që kishte Cristiano Ronaldo, i cili befasisht u largua nga “Santiago Bernabeu” për Juventusin.

Mariano tregon se si të gjithë e kanë inkurajuar që të mos e zgjedhë atë numër, për shkak të presionit që mund të ketë gjatë sezonit, por lojtari me nënshtetësi spanjolle, nuk po mendon tani për këto gjëra, vetëm që të punojë shumë dhe të ndihmojë Realin.

“Është marrëzi’, të gjithë më thanë. ‘Nuk duhet ta marrësh numrin 7’, për shkak të presionit. Më kanë thënë edhe gjëra të këqija, që ‘kam gabuar, nuk është dashur numrin 7, është budallaki, do të ketë shumë presion’… etj. Por, unë nuk po mendoj për këtë, po mendoj vetëm se si të japë më të mirën dhe të kem më shumë minuta”, tha Mariano.

“A peshon? Po, peshon shumë, është numër shumë i madh. Amancio, Juanito, Butragueño, Raúl… po ashtu edhe Ronaldo – të gjithë e kanë bartur këtë numër. Ishte i lirë dhe mua më pëlqen shumë, gjithmonë më ka pëlqyer dhe pse jo, pse mos ta kem…. Më pyetën cilin numër do dhe i thash 7, ishte i lirë, nuk e di nëse dikush e dëshironte atë, apo ndoshta nuk ka guxuar”, shtoi ai për El Partidazo (COPE).