Sigal

Zyrtarët e UEFA duket se kanë ndryshuar mendim në lidhje me mos prezantimin e teknologjisë, që do të asistojë arbitrat në fushën e lojës, këtë sezon në Champions League.

Sipas informacioneve të marra nga gazeta “Times”, UEFA po mendon aplikimin e Var(video assistance referee) në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni, duke mos përfshirë fazën e grupeve dhe fazën e 1/8.

Ky vendim vjen pas debateve të shumta  mes zyrtarëve të futbollit nëse duhej të përdorej apo jo teknologjia Var në kompeticionet e UEFA, por duket se ajo që i ka bindur zyrtarët e federatës evropiane të futbollit ka qenë suksesi i Var në botërorin Rusi 2018.

Aktualisht Var përdoret në 8 kampionate kombëtare evropioane: Gjermani, Belgjikë,Spanjë,Itali, Francë, Portugali dhe Turqi.