Ditmar Bicaj: Renditja është ndarë në dy grupe, do presim sfida të luftuara

INTERVISTA/ Për specialistin e futbollit Ditmar Bicaj, pozicioni i skuadrave në 20 ndeshje mbetet interesante

Agron KAJA

Sigal

Janë luajtur 20 javë në Superiore me 100 ndeshje, si e përshkruani ecurinë e garës në këto javë?

Mendoj se në këto javë pritej më shumë nga Partizani, nga emri dhe investimet që ka bërë si një klub profesionist. Renditja është e ndarë në dy grupe, me katër të parat për “Final 4”, dhe katër të tjerat për mbijetesë, Partizani e Tueta për mesin e tabelës.

Duke ju referuar renditjes në këto javë, si e komentoni pozicionin e të gjitha skuadrave?

E përmënda më sipër ndarjen në dy grupe të renditjes, por këtu do shtoja se, një renditje e tillë është shumë interesante. Sepse do presim sfida edhe më të bukura, por edhe të vështira, pasi çdo skuadër kërkon realizimin e synimeve sezonale.

Çfarë ndryshimi kanë treguar skuadrat në këto 180 minuta lojë të luajtura gjatë muajit janar 2026?

Patjetër që ka patur edhe ndryshime, ku pritej më shumë nga Dinamo që e ka humbur pak shkëlqimin, ndërsa Vllaznia ka një marsh të mirë. Teuta duket në krizë rezultati, Tiranën e shoh me sinjale pozitive, dhe po kështu Vora me Flamurtarin.

Të shtunën dhe të dielën, Superiorja luan ndeshjet e javës së 21-të, si e shikoni kalendarin?

Të gjitha ndeshjet janë të forta, por në Ballsh (Bylis-Egnatia), mendoj se do vendosen dy rrugë për renditjen, për Bylisin për mbijetesë dhe Egnatian për kryesimin. Kryendeshje besoj se është ajo mes Vllaznisë e Partizanit, për situatën e skuadrave. Interesante do jetë sfida Tirana-Flamurtari, ku nuk duhen hapa falls.

Dy sfidat: Vllaznia-Partizani dhe AF Elbasani-Dinamo City, e marrin statusin si ndeshje të “Final 4”?

Patjetër që po, sepse janë tre skuadra që renditen në këtë zonë. Elbasani duhet të konfirmohet si skuadër që kërkon kreun, ka bërë mirë në këto ndeshje të luajtura. ndërsa Dinamo ka patur oshilacione, por është skuadër që rikthehet tek rruga e fitores. Në Shkodër, do shohim një “klasike” të bukur.

Në raport me ndeshjet e javës së 20-të, ku mendoni se mund të presim ndonjë surprizë këtë javë?

Takimi i vetëm që mund të sjellë surprizë, unë mendoj se do jetë ai në Ballsh mes Bylisit dhe Egnatias. Ndeshjet e tjera do jenë të forta, ku të gjitha skuadrat do kërkojnë të marrin maksimumin. Do jenë ndeshje interesante dhe vendimtare.

Në javën e 21-të, do vendosin rezultatet për fundin e renditjes në sfidat Bylis-Egnatia dhe Tirana-Flamurtari?

Patjetër që po, sepse nga rezultatet do të vijë renditja. Duke e nisur me ndeshjen Tirana-Flamurtari, shoh një sfidë të vështirë, sepse të dyja këto skuadra kanë ndryshime të mëdha gjatë muajit janar. Në Ballsh, një ndeshje me shumë interes.

Po luhen ndeshje kampionati dhe të kupës nga 14 janari e deri më 31 janar,  është kjo një ngjeshje me ngarkesë për skuadrat?

Ngjeshje e madhe nuk mund të jetë, sepse flasim për ekipe profesioniste që në organikë duhet të kenë 25 futbollistë të gatshëm. Janë 72 orë të mjaftueshme për futbollistët e trajnerët, dhe kjo hapësirë nuk do ketë ndikim te lojtarët.

Ka nisur gjysma e dytë e                                                                sezonit në Abissnet Superiore, si e parashikoni vazhdimësinë?

Deri në fund të fazës së 4-t, unë këmbëngul se këto ekipe për “Final 4”: Egnatia, AF Elbasani, Vllaznia e Dinamo City, do shkëputen nga ndjekësit. Do ketë luftë mes Partizanit e Teutës për mesin e renditjes, ndërsa Vora, Bylis, Flamurtari dhe Tirana do ti kenë të gjitha ndeshjet vendimtare për mbijetesën.

 

Te Elbasani rikthehet kapiteni Lulaj, me Dinamon ndeshje kthese

Ditën e dielë 25 janar, në ora 16:30, AF Elbasani do presë në stadiumin e vet Dinamo City-n, një sfidë e veçantë në javën e 21-të. Elbasanllinjtë janë optimistë për fitore, duke e përforcuar këtë synim edhe me rikthimin kapitenit Bruno Lulaj. Rikthimi i tij konsiderohet si arma fortë e Elbasanit, pasi me kapitenin në fushë, verdheblutë marrin më shumë siguri dhe besojnë te fitorja ndaj Dinamos. Për këtë arsye, stafi teknik dhe lojtarët e konsiderojnë këtë duel si një ndeshje kthese.

ABISSNET SUPERIORE

SEZONI 2025-2026     

Ndeshjet-Java 21

E shtunë, 24 janar 2026

Bylis-Egnatia                          13:30

Tirana-Flamurtari                    13:30

Vllaznia-Partizani                    16:30

Të dielën, 25 janar 2025

Teuta-Vora                              13:30

 (Në stadiumin e Vorës)

AF Elbasani-Dinamo C          16:30

RENDITJA       

Skuadrat                    Nd       P

1.Egnatia                     20        38

2.Vllaznia                    20        36

3.AF Elbasani              20        35

  1. Dinamo City             20 33
  2. Partizani                    20 26

6.Teuta                        20        26

7.Vora                         20        23

8.Flamurtari                 20        18

9.Bylis                         20        18

10.Tirana                     20        14

 

TË FUNDIT NGA MERKATO

Tirana aktive në merkato, vjen Kresiç dhe pritet Bekaj

Tirana duket se po rivalizon veten me lëvizjet që po bën në këtë merkato të janarit, ku dje ka prezantuar ish-lojtarin e Serie A, Anton Kresiç. 29-vjeçari ballkanas vjen te kryeqytetasit pas aventurës te CFR Cluj në Superligën rumune. Por burime pranë klubit bardheblu bëjnë me dije se drejtuesit kanë kontaktuar edhe me ish-gardianin e skuadrës Visar Bekaj, për një rikthim të mundshëm të tij. Aktualisht ai është pa ekip, pasi e ka mbyllur aventurën e tij në Turqi te skuadra Hatayspor. Kështu, Superiorja kthehet në një “pistë” të mundshme. Fakti që Bekaj e njeh mirë ambientin bardheblu, e bën që të jetë në qëndër të merkatos te Tirana për rikthimin në kryeqytet.

Dinamo për pazar në Ballsh, piketohen dy afrikanë

Dinamo kërkon përforcime për gjysmën e dytë të sezonit, dhe në këtë periudhë të merkatos trajneri Ilir Daja ka shprehur interesimin për dy futbollistë të Bylisit. Kështu, në radarin e tyre kanë rënë dy futbollistë që kanë treguar vlera te skuadra e tyre në Superiore. Bëhet fjalë për Malomo Ayodeji dhe Ibrahim Mustapha, të cilët pëlqehen shumë nga tekniku dinamovit. Bisedimet mes Dinamos dhe Bylisit kanë ngecur për arsye financiare, teksa në ditët në vazhdim pritet që ky “ngërç” të marrë fund. Dinamovitët janë të gatshëm të paguajnë 200 mijë euro për të siguruar shërbimet e dy futbollistëve, por te Bylisi dëshirojnë të mbajnë edhe përqindje nga kartoni i tyre.