Unë e kam vendosur barazinë gjinore në zemër të punës sime, ka qenë dhe mbetet një nga vlerat thelbësore që jam përpjekur të bëj. Sepse e dimë që shoqëritë me barazi gjinore nuk janë vetëm për gratë: ato janë më të lumtura, më të shëndetshme, më të sigurta, më të drejta dhe më të begata – për të gjithë. Barazia midis grave dhe burrave është një e drejtë themelore e njohur në Traktatin e Romës të vitit 1957, në Kartën e të Drejtave Themelore dhe është një parim kyç i Shtyllës Evropiane të të Drejtave Sociale. Edhe pse BE-ja është një lider botëror në barazinë gjinore, asnjë Shtet Anëtar nuk ka arritur ende barazi të plotë gjinore. Progresi mbetet i ngadaltë dhe i pamjaftueshëm, si brenda BE-së ashtu edhe në nivel global.
Sipas Indeksit të Barazisë Gjinore të BE-së për vitin 2022 – të publikuara nga Instituti Evropian për Barazi Gjinore – nëse vazhdohet me ritmin aktual, barazia gjinore në BE do të bëhet realitet vetëm pas 60 vitesh. Gjatë takimit të Komisionit të OKB-së për Statusin e Grave në mars 2023, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se do të duheshin afërsisht 300 vjet për të arritur barazinë gjinore në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse ne nuk jemi të kënaqura me mediokritetin. Duhen shtuar përpjekjet tona. Rritja e ndërgjegjësimit nuk është e mjaftueshme:I bëjmë thirrje Komisionit Evropian dhe të gjitha Shteteve Anëtare të BE-së që të integrojnë barazinë gjinore në të gjitha politikat në nivel lokal, kombëtar dhe evropian dhe të zbatojnë buxhetimin gjinor në të gjitha nivelet, të mos mbetet vetëm në letra.

Dhuna ndaj grave
Në Evropë, shtatë gra vriten çdo ditë nga partnerët ose anëtarët e familjes së tyre. Për më tepër, një në tre gra i është nënshtruar dhunës fizike ose seksuale të paktën një herë në jetën e saj. Gratë dhe vajzat janë gjithashtu shumica dërrmuese e viktimave të trafikimit, veçanërisht në BE për qëllime shfrytëzimi seksual dhe prostitucioni (57% në vitin 2021 sipas Eurostat). Dhuna ndaj grave është një nga pengesat kryesore për arritjen e barazisë së vërtetë midis grave dhe burrave. Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë për një direktivë të fortë të parandalimit të dhunës në familje. Këshilli i Evropës duhet të përcaktojë dhunën me bazë gjinore si një zonë krimi të BE-së, që gratë kudo në BE të mbrohen nga të gjitha format e dhunës. Dhuna ndaj grave është një nga pengesat kryesore për arritjen e barazisë së vërtetë të grave dhe burrave. Të dyja kahet politike si Socialistët dhe Demokratët, duhet të vazhdojnë të luftojnë për një direktivë të fortë që përfshin një përkufizim të qartë të përdhunimit të bazuar në pëlqim. Barazia gjinore është e drejtë njerëzore. Gratë kanë të drejtë të jetojnë me dinjitet dhe të jenë të çliruara nga frika.

Pavarësia ekonomike e grave
60% e të gjithë të diplomuarave në universitet janë gra. Megjithatë, gratë në BE fitojnë mesatarisht 13% më pak se burrat. Kjo do të thotë që krahasuar me kolegët e tyre meshkuj, gratë punojnë në mënyrë efektive dy muaj në vit pa pagesë. Dita Evropiane e Pagave të Barabarta simbolizon më tej këto dy muaj pa pagesë. Në planin afatgjatë, pagat më të ulëta çojnë në pensione më të ulëta, që mund të rrisin rrezikun e varfërisë. Hendeku i pensioneve midis grave dhe burrave është deri në 37%. Por Komisjoni luftoi për Direktivën e sapomiratuar të Transparencës së Pagave. Ky legjislacion do t’u kërkojë kompanive të BE-së të ndërpresin të gjitha hendeqet mes pagave punonjësve meshkuj dhe femra, duke ndaluar evazionin e pagave dhe duke i detyruar Shtetet Anëtare të vendosin sanksione ndaj punëdhënësve që nuk i përmbahen rregullave. Kjo direktivë nuk është vetëm për burrat dhe gratë, të gjithë duhet të mbrohemi nga diskriminimi i pagave pavarësisht nga gjinia! Duhet të promovohen CV-të neutrale, përsa i përket gjinisë, duhet të detyrohen dhe dekurajohen kompanitë dhe administrata publike nga aplikimi dhe larg paragjykimeve gjinore gjatë proceseve të rekrutimit. .
Trupi im, të drejtat e mia
Shëndeti dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese janë një përparësi kyçe për ne. Të gjithë njerëzit meritojnë të drejtën për respekt për integritetin trupor, privatësinë dhe autonominë personale. Askush nuk duhet të detyrohet të bëj amësi të padëshiruar, askush nuk duhet të vdesë gjatë lindjes ose të vuajë nga ndërhyrje mjekësore të detyruara dhe të dhunshme gjatë lindjes, dhe trupi nuk duhet të gjymtohet ose shfrytëzohet. Aktualisht, aborti është ende i paligjshëm në dy shtete anëtare (Poloni dhe Maltë). Provat tregojnë se kriminalizimi i abortit nuk e zvogëlon numrin e aborteve, por vetëm i detyron gratë të kërkojnë abortet e paligjshme, duke rrezikuar shëndetin dhe jetën e tyre. Kjo është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe një formë e dhunës me bazë gjinore.Vetëm edukimi, informacioni dhe përdorimi i kontraceptivëve i meshkujve dhe femrave do të zvogëlojnë numrin e shtatzënive të padëshiruara.Të gjitha Shtetet Anëtare të BE-së dhe jo duhet të sigurojnë akses universal në edukimin seksual dhe marrëdhëniet e përshtatshme për moshën të bazuar në prova, në një gamë metodash dhe furnizimesh moderne kontraceptive me cilësi të lartë, të përballueshme, këshilla për planifikimin familjar dhe informacionin e duhur, dhe të garantojnë kujdes falas, të sigurt dhe ligjor për abortin. Të drejtat e grave për të marrë vendime në lidhje me trupin e tyre janë themelore dhe duhet të përfshihen në Kartën e të Drejtave Themelore. Duhet që një seksion i rëndësishëm dhe koherent mbi shëndetin dhe të drejtat seksuale dhe riprodhuese të përfshihen në strategjinë e ardhshme të shëndetit publik të Shqipërisë.
Leja e lindjes, e atësisë dhe e drejta prindërore
Shkalla e lindjeve në Evropë dhe tek ne po bie. Kjo pjesërisht për shkak se gratë dhe burrat nuk kanë gjithmonë të drejtë për leje të përshtatshme të lindjes, të atësisë. Legjislacioni aktual në shumë vende të europës mbi lejen e lindjes lejon një minimum prej 14 javësh, me sisteme të ndryshme page . Në prill 2019, Direktiva për Ekuilibrin Punë-Jetë u miratua më në fund, dhe është luftuar për shumë vite për një instrument ligjërisht të detyrueshëm si ky. Kjo është arsyeja pse u mirëpritë në shumë shtete europjane futja e dhjetë ditëve pune të lejes së atësisë, katër muajve të lejes prindërore dhe pesë ditë të lejes për kujdesin ndaj fëmijëve në vit. Duhet përpjekje që Komisioni ta marrë seriozisht përgjegjësinë për të monitoruar zbatimin e direktivës në mënyrë që prindërit dhe kujdestarët që punojnë të kenë mbrojtje më të mirë në Evropë. Fëmijët janë e ardhmja e BE-së. Ndërsa miratimi i kësaj direktive është sigurisht një hap përpara.
Gratë Refugjate
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar vuajtje të mëdha, me infrastrukturë civile të shkatërruar, mijëra të vrarë dhe miliona të zhvendosur. Gratë dhe vajzat shpesh e përjetojnë emigrimin, zhvendosjen e detyruar ndryshe nga burrat. Gjatë konflikteve dhe luftërave, gratë përballen me forma specifike të dhunës, siç janë dhuna seksuale, trafikimi dhe shfrytëzimi. Ato janë shpesh përgjegjëse për kujdesin ndaj fëmijëve dhe anëtarëve të moshuar të familjes, gjë që mund të kufizojë aksesin e tyre në tregun e punës dhe socializimin. Gratë dhe vajzat e zhvendosura përballen me diskriminim ndërsektorial bazuar në gjininë e tyre, përvojën e refugjatit, statusin shoqëror, moshën, racën dhe orientimin seksual. Megjithatë, gratë nuk janë vetëm viktima. Më shumë se 50,000 gra shërbejnë aktualisht në ushtrinë ukrainase, në operacione luftarake. Ato luftojnë dhe vdesin për liri, demokraci, të drejta të njeriut si dhe për mundësi të barabarta për burrat dhe gratë, madje edhe në fushën e betejës. Këto gra janë të guximshme, të forta dhe dëshmojnë se mund të bëjnë gjithçka. Prandaj duhen marrë masa për të siguruar, që procedurat e azilit të jenë të ndjeshme ndaj gjinisë femërore dhe nevojave të tyre të përmbushen.
Feminizimi i varfërisë
Stereotipet e përhapura në shoqëri janë rrënjosur në patriarkat duke i lënë gratë në një rol të nënshtruar në shoqëri, duke kontribuar në diskriminim, në paga të pabarabarta dhe duke çuar në varësi ekonomike dhe varfëri. Shkalla e punësimit në vitin 2021 për burrat ishte 78.5%, ndërsa për gratë ishte vetëm 67.7% – një ndryshim prej mbi 10 pikë %. Sipas OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim), numri i grave në punë informale dhe të papaguar po rritet. Është shqetësuese që masat shtrënguese po prekin gratë më shumë se burrat. Shkurtimet buxhetore kanë goditur më shumë sektorin publik, ku punojnë shumë gra. Rreth 80% e “të varfërve që punojnë” janë gra. Feminizimi i varfërisë po rritet: gratë janë më të rrezikuara të varfërohen se burrat. Për këtë arsye, Direktiva për Pagën Minimale, po mirëpritet. Punët me paga të ulëta dhe të pasigurta duhet të zëvendësohen me vende pune të qëndrueshme.
Gratë në vendimmarrje
Është i domozdoshëm përfaqësimi i grave në proceset e vendimmarrjes në politikë, si dhe në bordet e kompanive, përmes kuotave, vendeve dhe listave të rezervuara, por dhe duke përmirësuar kulturën politike të korporatave, duke zbatuar kodet e sjelljes dhe statutet e partive për të rritur ndërgjegjësimin për barazinë gjinore. Nën-përfaqësimi i grave në politikë është një problem serioz që pengon përfaqësimin e drejtë demokratik. Është fitore se u njoftova se në vitin 2022 u miratua më në fund Direktiva për pjesëmarrjen e Grave në Borde, duke futur një procedurë të hapur dhe transparente një minimum prej 40% gra në bordet jo-ekzekutive të kompanive në BE deri në vitin 2026. Gratë në këta sektorë rrallë përfshihen në vendimmarrje për shkak të tavanit të qelqtë të shoqërive tona. Nëse duhet të riparohen dëmet ekonomike dhe sociale të shkaktuara nga krizat, është thelbësore të rritet pjesëmarrja e grave në tregun e punës dhe forcimi i lidhjes mes politikave të ndryshimeve klimatike, politikave dixhitale dhe barazisë gjinore.
Gjatë gjithë veprimtarisë time kam dhënë një kontribut të çmuar si një nga hartueset të Strategjisë së Parë të Barazisë gjinore si dhe të Parandalimit të dhunës në Familje, studime të ndryshme për nivelin e dhunës me bazë gjinore në familjet shqiptare. Kam qenë dhe do të mbetem kampionë për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore. Mendoj se propozimi im kryesor politik është Karta e BE-së për të Drejtat e Grave, e miratuar në takimin në Krakovë në maj 2023. Karta e BE-së për të Drejtat e Grave është pjesë e dokumentit mbi barazinë gjinore dhe të drejtat e grave – udhërrëfyesi për ta bërë BE-në të funksionojë për të gjithë. Më 3 korrik 2024, u riafirmoi angazhimi ndaj Kartës së BE-së për të Drejtat e Grave. Ne duhet ta përdorim Kartën si një gur themeli të politikës tonë dhe ta shtyjmë parlamentin ta miratojë. Karta është një projekt për të standardizuar dhe ruajtur arritjet e bëra deri më tani në fushën e të drejtave të grave në të gjitha vendet evropiane, për të siguruar që të gjitha gratë në BE të mund të përfitojnë prej saj. Ajo mbulon fushat kyçe të politikave si barazia gjinore në arsim dhe tregun e punës; të drejtat e riprodhimit dhe të drejtat e njeriut; barazia gjinore në vendimmarrje; eliminimin e dhunës me bazë gjinore, etj. Nuk duhet lejuar asnjë hap prapa si për gratë që janë në shtete që ende nuk janë anëtare të BE-së të kenë më pak të drejta se ato që janë pjesë e BE-së.




















