Ditëlindje e hidhur për Leo Messin, si e ngushëllon bashkëshortja…

534
Sigal

Lionel Messi, ylli i Barcelonës po feston sot 31-vjetorin e tij të lindjes.

Për sulmesin argjentinas, ndoshta ky nuk është momenti më i mirë për të festuar këtë ditë të veçantë për të, pasi kombëtarja e tij e Argjentinës është një larg hap skualifikimit nga faza e grupeve të Botërorit.

Megjithatë, bashkëshortja e tij Antonella Roccuzzo ka vendosur nëpërmjet një dedikimi t’i ndryshojë humorin bashkëshortit.

“Gëzuar ditëlindjen zemra ime, të duam shumë. Faleminderit që më bën të ndihem gruaja më e lumtur në botë dhe për familjen që kemi, që është thesari ynë më i madh. Uroj të jesh i lumtur sot e përgjithmonë”,shkruan Antonella në postimin e saj në rrjetet sociale.