114 vende pune të lira për infermier, aplikuesit afat deri në 25 qershor

674
Sigal

Rreth 114 vende pune për infermierë kanë mbetur të lira për shkak se fituesit e fazës së parë të aplikimeve në portalin Infermierë për Shqipërinë nuk kanë preferuar të shkojnë atje ku janë shpallur fitues.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Shqipërisë, aplikuesit për një vend pune si infermierë do të kenë afat deri në 25 qershor për të hyrë në fazën e dytë të testimeve.

Konkretisht janë  104 vende të lira  për infermierë, 7 vende për teknikë laboratori, 2 mami dhe 1 teknik imazherie.

Në këtë fazë të dytë, mund të aplikojnë edhe ata që kanë kandiduar më parë, por edhe të tjerë të cilët mund të qëndrojnë në listë pritjeje për çdo vend vakant që është i lirë  ose që do të hapet në sistem.

Për të gjithë kandidatët që do të aplikojnë përsëri do  u njihen pikët që grumbullojnë në testimin e dytë dhe jo ato që kishin fituar më parë.