Disiplina gjobit Partizanin dhe paralajmëron Dajën, dy futbollistë të kuq nën hetim

209
Sigal

Ditën e sotme, Komisioni i Disiplinës mori vendimet për sa i përket ndodhive të javës së shkuar, teksa është dënuar me gjobë skuadra e Partizanit pas dështimeve për përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive në sfidën ndaj Vllaznisë.

VENDIMET

1. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 63/1/b, 63/1/e, dhe 64/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. Zyrtari i FK Partizani, Reinaldo Kalari, për protestë ndaj vendimit të arbitrit, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. Zyrtari i FK Partizani, Ilir Daja, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Stenio Markos Da Fonseca Salazar Junior.
5. Çeljen e hetimit disiplinor për lojtarin e FK Partizani, Jasir Asani.
6. KF Klosi, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër F.C Bulqiza, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
7. Lojtari i F.C Bulqiza, Mirjan Pepa, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Klosi, Romero Gjoka, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Shënkolli U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër Akademia e Futbollit U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
10. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Egzona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
11. Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, në lidhje me lojtaren Liridona Gashi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.