Diego Costa rikthehet në Premier League

Sulmuesi brazilian, Diego Costa është rikthyer zyrtarisht në Premier League, aty ku në të kaluarën ka luajtur me skuadrën e Chelsea.

Futbollisti 33-vjeçar është zyrtarizuar këtë të hënë të skuadra e Wolves, në Angli.

NOA

Marrëveshja mes palëve ishte arritur prej ditësh, por vetëm sot ka ardhur zyrtarizimi. Prej muajsh, Costa ishte pa ekip, pasi mbylli aventurën e tij me skuadrën e Atletico Mineiro në Brazil.