Denveri fiton për herë të parë titullin historik në NBA

31
Sigal

Denveri ka fituar titullin e parë dhe historik për të në NBA.

Nuggets triumfuan në finalen e madhe në kampionatit amerikan të basketbollit pasi e mposhtën Miamin pas serisë prej pesë ndeshjesh interesante dhe me plot ethe.

Denveri e fitoi lojën e pestë me rezultat 94:89 për ta mbyllur në epërsi prej 4:1 serinë finale, me ç’rast i dha fund pritjes prej 47 vjetësh për ta fituar një titull kampioni.

Nikola Jokic u zgjodh MVP i finaleve pasi e pati një mesatare prej 30,2 pikësh, 14 kërcimesh e 7,2 asistimesh.