De Ligt i driblon të gjithë, mund të qëndrojë tek Ajaxi

477
Sigal

Seri e re në telenovelën “De Ligt” të merkatos së verës. Kapiteni i Ajaxit, i shumëkërkuar nga klubet e mëdha, si Juventusi, Manchester United e Barcelona, i çudit të gjithë me deklaratën e tij të fundit.

“Nuk di asgjë. Gjatë vitit të kaluar kanë thënë dhe shkruar shumë gjëra, por asgjë nuk më bën të çmendem. De Jong e ka marrë vendimin e tij, unë jo, kështu është e vërteta. Shumë skuadra janë interesuar, por është në të mirën time që të vlerësoj nëse duhet të nis përgatitjet e sezonit tjetër me Ajaxin apo diku tjetër”, u shpreh 19-vjeçari, duke lënë të hapur mundësinë e qëndrimit për të paktën një sezon tjetër tek “Harkëtarët”.

“Përderisa kam kontratë këtu, me Ajaxin, mundësia për të qëndruar do të ekzistojë gjithmonë”, pohoi 19-vjeçari.