De Biazi të flasë teknikisht, jo të fyejë mediatikisht!

534
Sigal

 Pas humbjes me Izraelin dhe protestës
mediatike të trajnerit tonë, “shënjestra” e disfatës duket qartë

 

Nga Agron KAJA

 

Kombëtarja jonë kapitulloi të shtunën
në “Elbasan Arena”, pikërisht nga ajo skuadër që duhej mundur e duhej kaluar në
renditje. Një humbje e thellë 0-3 ndaj Izraelit, tregoi se kjo Kombëtare nuk
është ajo që shqiptarët duan, dhe nisur nga kjo disfatë e turpshme për
futbollin tonë, ndoshta kjo humbje tregoi edhe faktin se këtë Kombëtare nuk
mund ta drejtëojnë më si dikur teknikët italianë, me në krye De Biazin. Në këto
24 orë pas humbjes, kam kontaktuar me disa figura të nderuara të futbollit
shqiptar dhe, sinqerisht më kanë thënë, se ndjehen të turpëruar pas kësaj
disfate me Izraelin dhe se nuk donin që nga kjo humbje të krijonin imazh
profesional për vetvete në media. Dakord të nderuar miq të gazetës “Telegraf”,
por humbjet janë pjesë e lojës së futbollit, ashtu sikundër janë edhe fitoret
apo edhe barazimet, dhe kur kemi humbje të tilla si kjo me Izraelin, një
skuadër e renditur më poshtë se ne, këtu duhet ndalur për të thënë edhe ndonjë
detaj pas të cilit mund të fshihet apo të zbardhet dikush që duhet të mbajë një
përgjegjësi. Çfarë nënkuptohet këtu? Asgjë më shumë se sa për të thënë se cilët
ishin aktorët dhe faktorët që u regjistrua disfata me Izraelin. Pas të shtunës,
në disa media sportive e jo sportive, në portale të shumta në internet e më
gjerë, kishte dhe nga ata që kanë shigjetuar Presidentin e FSHF-së, Armand
Duka. Në mesin e tyre kishte edhe nga ato media shqiptare e të huaja, të cilat
e quanin portierin tonë Etrit Berisha si protagonistin negativ të kësaj
humbjeje, si  dhe mbrojtësin Berat Gjimshiti një amator në penalltinë e
shkaktuar. Dhe, nëse për dy lojtarët duhet thënë më shumë për gabimet që ata
bënë në të dy penalltitë, për Presidentin e FSHF-së “shigjetimet” duken më
shumë si mllefe të mbartura se sa realitete të qarta. Sepse, nëse themi që
Kombëtarja gaboi në fushën e lojës, këtu nuk mund të themi, se ka gabuar
presidenti i FSHF-së, kjo duket absurede sipas meje, dhe këtu nuk tundem. Nëse
duam të fajësojmë FSHF-në dhe presidentin e saj, mendoj se duhet dalë jashtë
fushës dhe Kombëtares, duhet parë në tregues të tjerë ku ka vend për të folur
nga të dy kahet. Vërtet që ne humbëm, po pse nuk përmendet një herë trajneri, i
cili që pas kartonit të parë të kuq nuk e orientoi mirë taktikisht skuadrën,
por bëri zëvendësime që treguan se leximi i lojës prej tij ishte i dobët. Sepse
duke parë një kundërshtar cilësisht më lart në lojë e taktikisht më i qartë,
nuk duhet të mendosh sulmin para mbrojtjes apo mesfushës. Dhe pse De Biazi e
bëri këtë? Gabimin e pranoi indirekt në media duke thënë se kemi faj, ndërsa në
intervistën e tij në TVSH gjithë mendjemadhësi e indifernecë u largua pa i
dhënë përgjigje pyetjes së gazetares, a thua se ajo nga studio e transmetimit
solli humbjen 0-3. E lehtë shumë kjo sjellja jote Gano Abazi, ndoshta je bërë
shqiptar më shumë se shqiptarët! Jo, kjo sjellje e tij e përsëritur, përveçse
është një fyerje ndaj shtypit të lirë, njëherësh është edhe një shkarje që vjen
nga tejngopja pas Euro 2016, e cila profesionalisht e nxjerr ende të papjekur
për të dhënë më shumë. Tashmë atij i duken të vegjël edhe të mëdhenjtë kur e
kritikojnë, tashmë atij i duket si anti-shqiptar dhe shqiptari më i largët që
kërkon të thotë diçka të mirë për skuadrën e kombit të vet. Këtë Gani Abazi
shqiptar e shikon në këndvështrimin e Xhani De Biazit italian, dhe nuk e shikon
si gabim të tijin në organizim e drejtimin teknik të Kombëtares shqiptare.
Sepse duke u rikthyer në retrospektivën e 20 viteve të fundit, kjo është
Kombëtarja më e mirëtrajtuar që nga bankina e deri në detajet më të imta të
prapavijës, ky (De Biazi) është trajneri më i mirëpaguar e mirëtrajtuar nga
gjithë të tjerët, madje pasi iu dha edhe nënshtetësia shqiptare me emrin Gani
Abazi për t’i shpëtuar edhe taksave nga pagesat e larta në Itali, iu dhanë
dekorata e mirënjohje deri në Doktor shkencash. Mirë, po shpërblimi që ai iu ktheu
këtyre ndereve që i bënë shqiptarët, vetëm të shtunën tregoi, se i ka
nënvleftësuar, pse jo, ndoshta që edhe nuk i ka merituar. Askush nuk duhet të
kuptojë, se kur kritikohet një trajner është dashakeqësi. Unë e kuptoj ndryshe
kritikën mediatike, ndryshe kritikën profesionale, dhe ndryshe kritikën
popullore. Por, kur të gjitha këto bashkohen në një emër, që sot është vetë De
Biazi, atëhere përfundimi duket i qartë. Ose duhet të largohet me burrëri shqiptare
duke pranuar disfatën ose të qëndrojë në pozicione të tjera si italian. Dhe, së
bashku me De Biazin, pasi të falenderohen për çka kanë dhënë në Kombëtaren
shqiptare, do të ishte mirë që të largohen edhe disa futbollistë me origjinë
nga Kosova, ku mbi disa prej tyre rëndojnë sa e sa disfata si ajo me Izraelin.
Jo për t’u treguar anti-kosovar, se kjo nuk ka asnjë shans për t’u kuptuar
kështu, por se një Kombëtare ndryshe do të sillte edhe atë ndryshim që kërkohet
sot në futbollin tonë kombëtar. Vërtet që ka shumë talente nga Kosova, por ka
edhe nga Shqipëria, ka shqiptarë nga Maqdonia e Mali i Zi, ka nga ata me banim
në gjithë Evropën që kanë nivele dhe të ardhme në këtë skuadër të kombit të
tyre. Duke menduar pak “hollë”, se De Biazi me dy kosovarë e mundën Shqipërinë,
shkojmë në mendimin se kjo humbje e Kombëtares duhet të jetë edhe fundi i
italianit De Biazi në bankinën kuqezi. Ciao Gianni! Ndoshta, me tjetër kënd në
bankinë duhet të takohemi në verë në Itali, në ndeshjen e radhës për “Euro
2018”. 

 

 

BOTËRORI 2018

GRUPI G

Janë luajtur

Datë 05.09.2016

Shqipëri-Maqedoni        
  2-1

Spanjë- Litechshtein        
8-0

Izrael-Itali            
   1-3

Datë 06.10.2016

Litechshtein-Shqipëri        
0-2   

Itali-Spanjë          
               1-1

Maqedoni-Izrael                   0-2

Datë 09.10.2016

Izrael- Litechshtein .
2-0             

Shqipëri-Spanjë        0-2

Maqedoni-Itali     
    2-3

Datë 12.11.2016

Shqipëri-Izrael     
    0-3

Litehshtein-Itali        0-4

Spanjë-Maqedoni     4-0

 

RENDITJA

Skuadrat        Nd     Pikë

1.Spanja          4       
10              

2.Italia       
     4       
10

3.Izraeli      
    4       
  9

4.Shqipëria      4       
  6

5.Maqedoni     4       
  0

6.Litechshtein 4       
  0

 

 

Boks

KATEGORIA SUPERIORE

Çdo  javë “thërret” një
trajner si “dele e zezë”

Ndoshta humbja e Kombëtares me
Izraelin ditën e shtunë në “Elbasan Arena” mbetet si kryefjalë, kjo nuk na
pengon kjo, nëse do të shohim me pak kujdes bankinat e Superiores shqiptare për
sezonin në vazhdim 2016-2017. Dhe duke i parë në ritmikën e tyre, është e pa
mundur që të mos r analizojmë këtë si një nga treguesit më negativë të dhjetë
javëvë të luajtura. Sepse në 10 skuadrat që luajnë në Kategorinë Superiore, i
kanë ndryshuar trajnerët gjashtë prej tyre, pra në 60%, ndërkohë që në katër të
tjerat ethet e shkarkimeve nuk kanë munguar të shfaqen. Skënderbeu, Kukësi,
Vllaznia dhe Luftëtari janë skuadrat që ende nuk i kanë “prerë kokat” e
trajnerëve të cilët e kanë nisur këtë sezon, ndërsa Teuta ka bërë të veçantë me
tre largime. Po kështu ka ndodhur me Partizanin, Tiranën, Flamurtarin, Laçin e
Korabin që me justifikime nga më të ndryshmet, kanë fajësuar trajnerët për
mangësitë që kanë pasur në lojë e rezultate. Në 10 javë janë 17 trajnerë që
kanë drejtuar në Superiore dhe ky duket se është handikapi pas të cilit nuk
duhet të “flejë” regresi në futbollin tonë elitar.

 

TRAJNERËT

LËVIZJET NË DHJETË JAVË

1.Skënderbeu: A. Agostineli

2.Partizani: A.Sormani-S. Starova

3.Kukësi: A.Gjoka

4.Teuta: R.Çevoli-Ç. Bexhi-G. Magani

5.Tirana: I. Daja-M. Josa

6.Vllaznia: A. Cungu

7.Laçi: M. Troisi-R. Ndreu

8.Flamurtari: G. Magani-G.Mezani

9.Luftëtari: M.Milinkoviç

10.Korabi: A.Mergjyshi-G. Haxhiu

 

 

NDESHJET/JAVA 11-të

Datë 18 nëntor 2016

Skënderbeu- Korabi

Tirana- Laçi

Luftëtari- Flamurtari

Teuta- Kukësi

Vllaznia- Partizani
       

RENDITJA

Skuadrat            
Nd    Pikë

3.Kukësi
             
10      20

1.Skënderbeu      
10      20

2.Partizani           
10      19

4.Tirana
             
10      17

5.Flamurtari     
   10      12

6.Vllaznia            
10      11

7.Luftëtari           
10      11

8.Laçi  
               
10      10

9.Teuta
               
10      8

10.Korabi            
10      5