De Biazi nuk pranon kritikat: Hysaj është pasuri e Napolit, duhet mbrojtur!

514
Sigal

Xhani De Biazi nuk pranon kritika për Elseid Hysajn dhe nuk mund të ishte ndryshe. Trajneri i cili i besoi mbrojtësit që kur ishte adoleshent një vend në radhët e përfaqësueses shqiptare dhe e theu në një nga elementët më të rëndësishëm të saj, insiston se në Napoli nuk duhet të kritikojnë aspak futbollistin i cili shquhet për impenjim.

“Hysaj? Problemi i tij është se te Napoli kanë ardhur lojtarë që i ka dashur Ançeloti dhe ai ka përfunduar më mbrapa në hierarki. Hysaj mbetet një pasuri e Napolit, duhet mbrojtur”, ishin fjalët e De Biazit në një intervistë të dhënë për mediat italiane.

Elseid Hysaj debutoi ne radhët e përfaqësueses shqiptare në një miqësore ndaj Gjeorgjisë në shkurtin e vitit 2013, kur ishte ende 18-vjeçar. Që nga ai vit, ishte pjesë e pandashme e kuqezinjve dhe ka regjistruar në total 50 ndeshje me fanellën kuqezi.