De Biasi justifikon Xhakën dhe Abrashin

557
Nuk ka luajtur asnjë minutë edhe pse ka patur dëshirën, por Bekim Balaj nuk u largua nga grumbullimi si Amir Abrashi dhe Taulant Xhaka.
Mësohet se Xhaka dhe Abrashi janë justifikuar nga trajneri De Biasi, gjithsesi vendimi i tyre për t’u larguar nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e ekipit. Mbetet për t’u parë nëse do të grumbullohen sërish në Kombëtare, apo do të lihen edhe ata jashtë si Shkëlzen Gashi.
Përfaqësuesja gjendet e grumbulluar për miqësoren e së martës ndaj Bosnje – Hercegovinës dhe lojtarët presin aktivizimin për të bërë paraqitje të vlefshme që do t’u siguronte edhe vend titullari.
Në analizën e kësaj të diele me futbollistët, trajneri De Biasi mësohet se është përpjekur të justifikojë Xhakën dhe Abrashin, pavarësisht qëndrimeve të tyre. Ai ka tentuar të zgjojë ndjenjat kombëtare të skuadrës duke u kujtuar lojetarëve se të gjithë luajnë për flamurin shqiptar, ndaj u ka kërkuar të japin maksimumin në ndeshjet e radhës.
Sigal