Daja pas shortit: Grup i vështirë, me Partizanin shpresoj të luhet vetëm futboll

470
I intervistuar menjëherë pas shortit, trajneri i Skënderbeut, Ilir Daja, është shprehur se i kishte pritur me qetësi kundërshtarët e radhës për korçarët. Daja nuk e mohoi se do t’i pëlqente të ndeshej me një skuadër “big”, ndërsa lidhur me sfidën kundër Partizanin të Beogradit ai u shpreh se dëshiron të luhet vetëm futboll.
“Shortin e pritëm me qetësi, sepse e dinim se do të kishim rivalë të vështirë. Do të doja të kishim ndonjë ekip më me emër në grup, por gjithsesi ky është fati ynë dhe ne do të bëjmë më të mirën! Nuk jemi ende në nivelin për të qenë pretendentë që të kalojmë grupin por nuk kemi asgjë për të humbur”.

Përballja që ka marrë vëmendjen e të gjithëve është ajo ndaj Partizanit të Beogradit. “Partizani është i vështirë dhe do shpresoj të luhet vetëm futboll. Shpresoj shumë që të krijohet vetëm një atmosferë futbolli. Kemi kujtime të këqija nga koha e kombëtares në Beograd dhe kjo e bën delikate sfidën”, deklaroi Daja.
Sigal