Cristiano Ronaldo shënon vetëm një gol, Chelsea tallet

468
Sigal

Goli i Cesar Azpilicueta në fitoren 2-1 të Chelsea ndaj Lille, që i dha kualifikimin “Bluve” në 1/8 e finaleve të Champions League, ishte i dyti personal për mbrojtësin spanjoll në këtë edicion.

Kjo statistikë u përdor nga klubi londinez për të lavdëruar kapitenin e ekipit, por në të njëjtën kohë edhe për bërë pak shaka me Cristiano Ronaldon, i cili është golashënuesi më i mirë në historinë e Champions.

Portugezi i Juventusit ka shënuar deri më tani vetëm një gol në fazën e grupeve, teksa Chelsea shkruan në Twitter: “César Azpilicueta ka shënuar dyfishin e golave të Cristiano Ronaldos në këtë edicion të Champions League. Numrat flasin vetë”.