Cristiano Ronaldo i jep fitoren Al Nassr në Champions-in aziatik (VIDEO)

20
Sigal

Nëse në Europë vëmendja është në kompeticionin e Champions League, një nga më të rëndësishmit në Kontinentin e Vjetër, një i tillë zhvillohet edhe në Azi.

Al Feiha humbi 0-1 me Al Nassr dhe goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga Cristiano Ronaldo. Ylli portugez vendosi ndeshjen në minutën e 81 të sfidës, pas asistit të Marcelo Brozovic.

Ky është dueli i parë mes tyre në fazën e 1/16-ve, me ndeshjen e kthimit që do vendosë se kush kalon më tej. Duket se Ronaldo kur dëgjon fjalët Champions League, nuk harron të shënojë edhe pse në Azi.