Conte: Koret e tifozëve më emocionuan, ata kanë besim te puna ime

189
Sigal

Tottenhami fitoi 3-0 përballë Norwich dhe suksesi i tretë radhazi shtëpiak ka ngjitur djemtë e Antonio Contes në vend të pestë në Premier League me 25 pikë, dy më pak se West Ham i vendit të katërt.

Trajneri italian u shfaq i emocionuar në prononcimin e dhënë për ndeshjen, duke falënderuar nga zemra tifozët, të cilët kanë filluar të këndojnë kore për të.

“Sapo kam ardhur këtu, kemi vetëm një muaj që punojmë së bashku dhe dua të falënderoj të gjithë tifozët që thërrasin emrin tim në kor.

Jam shumë i lumtur dhe i mbushur me entuziazëm, ndjej përgjegjësi të madhe kundrejt tifozëve. Ata kanë besim të madh te puna ime”.

Lucas? Ai realizoi një gol fantastik, por e ka cilësinë për të shënuar më shumë dhe për të luajtur edhe më mirë. Pres të shijoj gola të tjerë si ky i sotmi nga Lucas.

Më vjen keq për dëmtimin e Reguilon, por bisedova me të dhe nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë”, deklaroi Conte.