“Ajo po përpiqet të censurojë foltoret që organizoj unë”, Berisha flakë për flakë ndaj Kim: Bën rolin e sekretares së PS

267
Sigal

Ish kryeministri Sali Berisha:

Pasi mendoja gjithë natën përse ma bënë këtë mua? Cfarë kam bërë unë? Arrij në përfundim se nuk kishte qëllim tjetër vecse të shuanin zërin tim kundër ndarjes së Kosovës. Menjëherë vendosa nga një njeri që isha betuar që mos të kthehesha më në politikë, vendosa të kthehem të mbroja interesin kombëtar dhe Kosovën. U bëj thirrje, duke ditur rolin tuaj të jashtëzakonshëm, të mobilizoni të gjitha energjitë dhe forcat për të mbrojtur Kosovën nga projektet e Aleksandër Vuçiç.

Dy fjalë sa i përket zonjës ambasadore që shpesh bën rolin e sekretares ideologjike të PS. Dy momente për mua janë të papranueshme: Përgëzimi që u bëri zgjedhjeve në kudnërshtim të cdo kodi dhe së dyti thirrja që u bën gazetarëve për të vendosur censurë ndaj foltores së Sali Berishës që bën një shkelje të rëndë të Kushtetutës amerikane. Këto momente gjykoj unë, nuk përfaësojnë SHBA-në por George Soros. Megjithatë, nuk e humb respektin për vendin e madh të lirisë. Jam i bindur se PD në pushtet do ndërtojë marrëdhëniet më të shkëlqyera me SHBA-të.