“Çmendet” Pep Guardiola, i ofron Juventusit mesfushorin me eksperiencë për të padëshiruarin e Alegrit

114
Sigal

Mançester Siti i Pep Guardiolës vazhdon punën në merkato për të ndërtuar një skuadër sa më kualitative për sezonin e ardhshëm ku në mënyrë surprizë gjatë orëve të fundit në listën e trajnerit spanjoll ka përfunduar dhe emri i mesfushorit të Juventusit, Artur Melo.

Sipas raportimeve nga “Goal”, braziliani i cili nuk arriti të përshtatej asnjëherë me Serinë A dhe me torinezët, pas transferimit të bujshëm nga Barcelona, po kërkon një aventurë të re ku Siti i Guardiolës do të ishte një prej alternativave.

Guardiola, duke parë dhe karakteristikat e Artur do ta përzgjidhte atë si zëvendësuesin e Bernardo Silvës që duket pranë largimit (destinacioni më i mundshëm, Barcelona).

Formula e transferimit mbetet ende për t’u diskutuar me Juventusin, ndonëse këta të fundit do ti hapnin rrugën e largimit brazilianit edhe në një marrëveshje huazimi.

Madje, anglezët për të mos e ndërlikuar aspak çështjen me “Zonjën e Vjetër” dhe duke parë emergjencën e tyre në mesfushë, mësohet se ofrojnë një shkëmbim kokë më kokë me gjermanin, Ilkai Gyndoan.

Ky i fundit e ka në planet e tij një eksperiencë të re, duke qenë se ka përfunduar thjesht një rezervë luksi dhe pa dyshim që në Torino, nëse pranon transferimin, Juventusi do t’i garantonte një fanellë titullari, nëse përshtatet shpejt.