Cikalleshi: Ndeshja ndaj Izraelit, perfekte për të ndryshuar situatën, është shansi ynë më i mirë

498
Sulmuesi i Kombëtares, Sokol Cikalleshi, ka deklaruar se ndeshja me Izraelin është një shans i mirë për të ndryshuar situatën në Kombëtare. në konferencën e sotme për shtyp nga grumbullimi i Kombëtares ku tregoi edhe bindjen me të cilën kuqezinjtë po përgatitin sfidën kundër Izraelit.

“Kemi folur dhe jemi mbledhur të gjithë lojtarët për këtë temë. Ndeshja e Izraelit është perfektë për të ndryshuar situatën, futbolli të jep shanse dhe ky është shansi ynë më i mire”, ka thënë Cikalleshi

Cikalleshi ka deklaruar gjithashtu se është rikthyer në formë të mirë për të luajtur, madje ai ka thënë se ka shënuar më shumë se Adebajor.

Për stafetën mes tij dhe Sadikut në Kombëtare

“Kjo pyetje është bërë shumë shpesh dhe ka shumë aludime po në fund është trajneri që e vendos”.

Për mungesën e golave në Kombëtare

“Krahas punës dhe përkushtimit që përmban ky profesion, një pjesë shumë të rëndësishme luan edhe fati. Të gjithë e dinë që në të shkuarën në eliminatore, kam qenë disi i pafat. Por edhe unë e pres që të kontribuoj edhe me gola se në ndeshje kam bërë më të mirën, do të vazhdoj të bëj më të mirën dhe pse pres që fati të më kthehet me gola dhe uroj që të ndodhë sa më shpejt”.

Për ndryshimin në paraqitjet e tij gjatë sezonit

“Tek Bashakshehir nuk është se nuk ishin të kënaqur me mua. Nëse sheh statistikat në sezonin e parë shënova 13 gola dhe nuk është shifër e ulët. Në fillimin e sezonit të dytë ishte disi e vështirë dhe nuk po gjeja minuta. Në fund të merkatos vendosa të lëvizja, ishte vendimi im për të gjetur minuta. Jam shumë i lumtur me atë që gjeta të Akhisar, arrita të bëj një paraqitje mjaft të mirë”.

Për ndryshimin në efikasitetin para portës mes klubit dhe Kombëtares

“Te klubi është më ndryshe se skema është më sulmuese dhe shanset për gol janë disi më të shumta. Por sigurisht edhe këtu krijojmë shanse edhe pse luajmë gjithmonë me një sulmues. Kjo është mundësia më e mirë për të arritur rezultate pozitive.

Një sulmues sigurisht matet me statistikat e golave, por siç e thashë, të Kombëtarja, përveç performancave, më kanë penalizuar shtyllat. Nuk është se dua të justifikohem me shtyllat apo fatin, unë gjithmonë mundohem në stërvitje, edhe te klubi në periudhën e vështirë te Bashakshehir, unë vazhdova punën me profesionalizëm.

Me shkuarjen të Akhisar shënova dhe përformanca ishte e mirë. Uroj edhe këtu, nuk jam i pamotivuar, do të vazhdoj të jap më të mirën brenda e jashtë fushe. Ky është futbolli, duhet pranuar me të gjitha që ofron, uroj që në ndeshjen me Izraelin e para të fitojë ekipi, të shënoj do të ishte kënaqësi e dyfishtë”.

Për mungesën në grumbullimin në fund të vitit të kaluar në Kombëtare

“Në Kombëtare vijnë lojtarët që aktivizohen dhe janë në formën më të mirë. Por mua më mungonin shumë ndeshjet, minutat ishin të pakta te Bashkshehir dhe ishte normale të mos grumbullohesha.

E kam thënë që do të vazhdoj punën sistematike dhe u riktheva. Kjo është më e rëndësishme, se në momentin që karriera të shkon pak poshtë, duhet të jesh dyfish më i fortë të kthehesh. Në 6 muajt e fundit e tregova që jam kthyer më i fortë.

Për situatën që po kalon Kombëtarja
“Kombëtarja në dy vitet e fundi dhe me kurorëzimin me shkuarjen në Europian, ka bërë ndeshje mjaft spektakolare. Por duhet të rikujtojmë që rezultatet tona kanë qenë minimale për vetë faktin se jemi Kombëtare e vogël dhe vetëm puna në grup dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit na çoi ku arritëm.

Sigurisht që rezultatet e fundit janë jo të mira por të mos harrojmë që kemi pasur edhe rivalë shumë të fortë siç ishin Italia dhe Spanja. Pa u justifikuar, disi e kemi humbur agresivitetin e para Europianit apo gjatë tij. Kjo humbja e fundit me Luksemburgun na dogji disi por futbolli i tillë është dhe duhet pranuar.

Kemi folur dhe jemi mbledhur të gjithë lojtarët për këtë temë. Ndeshja e Izraelit është perfektë për të ndryshuar situatën, futbolli të jep shanse dhe ky është shansi ynë më i mirë.

Për ndryshimet që duhet të bëjë ekipi për të kthyer rezultatet

“Le të themi që në duhet të pranojmë që brenda fushës duhet të bëjmë më shumë. E kemi pranuar publikisht e privatisht, se ne si një Kombëtare e vogël në krahasim me Kombëtare të tjera të Europës, pjesën më të madhe e kemi arritur vetëm me harmoni grupi dhe agresivitet.

Falë tyre kemi arritur të bëjmë rezultate pozitive. Uroj që edhe në stërvitje të shihet disi ndryshimi dhe mendimi që duhet bërë diçka më shumë. Izraeli është shansi ynë më i mirë, unë personalisht, dhe kushdo, do të japë më shumë se 100% dhe uroj të arrijmë një rezultat pozitiv atje”.

Për të ardhmen në klub
“Sipas kontratës, jam përsëri pjesë e Bashakshehir, por nuk do të thosha që është përfundimtare se edhe unë personalisht do të doja të isha sulmuesi kryesor i ekipit. Por meqë në ekip është Adebajor, një lojtar me cilësi mjaft të mira dhe i një rangu e kualiteti botëror, situata është e vështirë.

Jo se unë dorëzohem para se të fillojë kompeticioni, se vetëm duke parë statistikat e 6 mujorit të fundit, tregojnë që kam shënuar më shumë gola. Por në sezonin e ardhshëm gjëja primare është të kem minuta dhe mundësinë të jem sulmuesi kryesor i një ekipi.

Te Bashakshehir është paksa e vështirë, por asgjë nuk është e mbyllur në mënyrë përfundimtare dhe shumë shpejt do merret vesh ku do të luaj”.
Sigal