Cikalleshi kthehet në makineri golash, tregolësh në vetëm 18 minuta

525
Sokol Cikalleshi bëhet gjithnjë e më shumë protagonist në kampionatin turk me fanellën e Akhisar, të cilit i është bashkuar në janar.
Sulmuesi shqiptar, ka realizuar sot një tregolësh në ndeshjen e skuadrës së tij ndaj Gaziantepspor, me një paraqitje mbresëlënëse.
Goli i parë, në minutën e 43-të, ishte ai i një “gjahtari të zonës”, pasi sulmuesi u tregua i aftë t’i paraprinte ndërhyrjes së mbrojtësve për të shtyrë topin në rrjetë.
Në minutën e 58, ai arriti të çonte shifrat në 2-0 për skuadrën e tij, duke dërguar topin në rrjetë pas një goditje nga këndi.
Vetëm tre minuta më vonë, Cikalleshi plotësoi tregolëshin personal, duke realizuar pas një shpërthimi në krahun e majtë, të finalizuar me një gjuajtje që nuk i la shteg për reagim portierit kundërshtar. Futbollisti shqiptar më pas la fushën e lojës mes duartrokitjeve të publikut në minutën e 76 të sfidës, e cila u mbyll me suksesin e thellë 6-0 të Akhisar.
Sigal