Çfarë ndodhi? Portieri i Çelsit refuzoi të dilte nga fusha, Sarri çudit me deklaratën…

446
Sigal

Mauricio Sarri e menaxhon me elegancë mosbindjen e portierit të tij për të lënë fushën. Pavarësisht zemërimit të tij, trajneri i Çelsit nuk dëshiron ta shtojë dozën e polemikave dhe përpara mediave thotë se ajo që ndodhi mes tij dhe portierit Kepa ishte thjesht një keqkuptim dhe se spanjolli nuk do të dënohet për gjestin e tij:

“Unë e keqkuptova problemin dhe e kuptova situatën vetëm kur doktori erdhi në stol. Ishte një mosmarrëveshje, sepse mendova se portieri kishte një ngërç muskulor dhe nuk shkonte dot te penalltitë. Por nuk ishte kështu dhe ai mund të vazhdonte”.

Por gazetarët e “Sky Sports” e pyesin se përse atëherë u largua i zemëruar menjëherë drejt tunelit: “Doja të kthehesha që të isha i qetë. Ai (Kepa) e kuptoi që unë kërkova një ndërrim për shkak të problemit të tij fizik dhe tha se nuk kishte asnjë problem. Dhe kishte të drejtë.

Sarri – Kepa on Vidnews.

Unë e kuptova vetëm pasi doktori erdhi. Fola me të (Kepën), por vetëm për t’u sqaruar, sepse tani e kuptova situatën”. Pastaj pyetja e çdo daljeje të tij publike këto javët e fundit, a ka frikë nga shkarkimi?

“Nuk e di, duhet të ngrini telefonin dhe pyesni klubin.

Unë mund t’ju them vetëm mendimin tim. Sot jam shumë i kënaqur, sepse ndjesia ime është se po përmirësohemi. Mund të bëhemi një skuadër me të vërtetë solide. Jam shumë i kënaqur me lojën tonë”.