Briken Calja shpallet nënkampion i Europës, merr 1 medalje ari, 2 argjendi

525
Sigal

Po zhvillohet në Gjeorgji Kampionati Europian i Peshëngritjes “Batumi 2019”.

Në këtë aktivitet Shqipëria merr pjesë me 5 shtangistë.

Briken Calja ishte i pari që konkurroi sot, në peshën 73 kg, duke u shpallur nënkampion i Europës.

Në stilin e shkëputjes, Calja ngriti 156 kilogramë, duke marrë medaljen e artë.

Në stilin e shtytjes, Calja e nis me 183 kg, por nuk arrin ta ngrejë në provën e parë.

Por shtangisti nga Shtërmeni e ngre në provën e dytë, duke marrë kryesimin e garës me 339 kg në dygarësh.

Me kaq e mbyll, pasi nuk kalon dot provën e tretë me 188 kg, duke marrë medaljen e argjendtë në shtytje dhe renditjet i dyti në dygarësh.

Pra, Briken Calja është nënkampion i Europës, duke marrë 1 medalje ari dhe 2 argjendi.

Bullgari Andrev Bozhidar u shpall kampion i Europës, ndërsa në vendin e tretë pas Briken Caljes u rendit bjellorusi Vadzim Likharad.