Hueyda El Saied shfaqet me një luk të ri, mezi njihet

751
Sigal

Hueyda El Saied është distancuar nga vëmendja mediatike për t’ju përkushtuar familjes dhe profesionit të saj larg ekranit. Prej kohësh bashkë më djalin, balerina e njohur jeton në Luksemburg. Megjithëse e larguar dhe jo aktive si dikur, Hueyda vazhdon të jetë e ndjekur nga publiku shqiptar, sidomos në profilin personal në ‘Instagram’.

Kur vjen puna tek ‘look-u’ bukuroshja i qëndron besnike pamjes që ka pasur që në fillimet e karrierës së saj televizive. Shumë rrallë e kemi parë të eksperimentojë. Hueyda ka publikuar së fundmi disa foto me flokë të drejta. Kaq ka mjaftuar për të habitur publikun, pasi ndryshimi është goxha i dukshëm dhe e ka nxjerrë brunen simpatike jashtë origjinalitetit të përditshëm.

Me kaçurrela ose me flokë të drejta, Hueyda vazhdon të mbetet e njëjta, madje duket sikur koha ka ndaluar për të, pasi imazhi i saj vazhdon të jetë i freskët si në ditën e parë që e pamë në ekran.