Briken Calja pozicionohet në vend të 6-të në Botërorin e peshëngritjes

416
Sigal

Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka përfaqësuar Shqipërinë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes në peshën 73 kg dhe është pozicionuar në vend të gjashtë, duke mos kapur zonën e medaljeve. Calja është futur në garë i dëmtuar, pasi kishte marrë një dëmtim në fazën përgatitore. Pavarësisht dëmtimit dhe dhimbjeve që e shoqëruan gjatë gjithë garës, peshëngritësi ynë zhvilloi një performancë për tu vlerësuar, sepse nuk u dorëzua deri në fund edhe pse nuk ishte në formë optimale për të konkurruar. Briken Calja ngriti me sukses provën e parë në shkëputje, me 148 kg, ndërkohë që edhe e dyta ishte e suksesshme, me 153 kg. Provën e tretë, Calja nuk arriti ta ngrinte 157 kg. Stilin e shkëputjes, ai e mbylli vetëm në vendin e gjashtë në klasifikim. I njëjti skenar u përsërit edhe në stilin e shtytjes. Calja ngriti me sukses dy provat e para, në 181 kg dhe 186 kg, ndërsa e treta, ishte pa sukses, me shtangën që ishte në 189 kg. Vetëm vendi i shtatë në shtytje, dhe në dygarësh, Calja e mbylli në vendin e gjashtë, me 339 kg në total. E gjithë gara e shqiptarit, u karakterizua nga dhimbje të forta, pasi që në provën e parë, ai pësoi një kontraktim në kofshën e majtë, dhe Calja shtrëngoi fort dhëmbët për të gjithë pjesën e mbetur të garës