Brazili “kalon klasën” duke mundur Zvicrën me rezultatin 1-0, mrekullia erdhi nga Casemiro

99
Sigal

Brazili është bërë skuadra e dytë pas Francës që ka siguruar biletën për në fazën me eliminim direkt të Botërorit 2022. “Seleçao” ka mundur me shifrat 1-0 Zvicrën dhe ka sigurinë matematike se do të jetë pjesë e eliminatoreve të Botërorit edhe pas fazës në grupe.

Ndeshja ka qenë shumë e ekuilibruar në pjesën e parë, me pak raste të rrezikshme të krijuara nga të dy ekipet që sot ishin të përqendruara më shumë që të mos pësonin, edhe Brazili i cili mbrohej me forca të shumta kur Zvicra qarkullonte sferën.

Në pjesën e dytë, Brazili ishte shumë më kërkues dhe krijoi disa mundësi të mira për të shënuar. Ai gjeti edhe rrjetën me anë të Vinicius, i cili ishte shumë i rrezikshëm në krahun e majtë sa herë binte në kontakt me topin, por VAR anuloi rrjetën e sulmuesit të Real Madrid.

Megjithatë, pak minuta para fundit të sfidës erdhi edhe goli i shumëpritur nga barzilanët, kur pas nëj kombinimi spektakolar mes Vinicius e Rodrigo, ky i fundit pasoi për Kasemiron i cili nuk u mendua dy herë për të dërguar një gjuajtje të fortë në rrjetën e zviceranëve.

Kaq i mjaftoi Brazilit, që siguroi një fitore të artë e cila i jep biletën për në turin tjetër të Botërorit 2022, për të bërë që skuadra e Tite tani të mendojë si të shfaqet më mirë në fazën me eliminim direkt. Kurse Zvicrës do t’i duhet që të diskutojë kualifikimin në duelin e fundit ndaj Serbisë.