Bonucci përlotet live, shkak operacioni i djalit të tij 2-vjecar

499
Sigal

Mbrojtësi i Juventusit dhe i kombëtares, italiane Bonucci
është përlotur, kur ka folur për djalin e tij të sëmurë, 2-vjecarin Matteo.

 

Në një lidhje direkte me emisionin sportiv, “La domenica
sportiva”, Bonucci ka nisur të qajë, kur ka treguar se djali tij është në
gjendje shumë të mirë pas operacionit të kryer në gusht të 2016-ës.

Bonucci-figlio-sta-meglio-piange-in-diretta-678×381

Mbrojtësi italian ishte në një lidhje direkte me emisioni
për të folur për grumbullimin e futbollistëve me kombëtaren, e cila në datë 12
nëntor do të perballet me Litenshteinin, për kualifikimet e botërorit, Rusi
2018.  Bonucci ka treguar se djali tij
është një fëmijë shumë i fortë dhe po lufton për të qenë në gjendje sa më të
mirë shëndetësore.

 

Disa muaj më parë i biri i Bonucci-t i është nënshtuar një
operacioni nga një sëmundje akute. Familja vendosi që gjithçka ta mbante të
fshehtë rreth kësaj çështje.

bonucci moglie figlio-2

Gjithashtu në emision futbollisti falënderoi të gjithë
fansat e tij dhe ata që e kanë mbështetur në këto momente të dhimbshme të jetës
së tij dhe të familjes së tij.

 

Lojtari po ashtu ka thënë se, kur ke një dashuri të madhe
për gruan dhe djalin, ti je i gatshëm të bësh çdo gjë për ta.