Boksieri i famshëm turk masakron me thikë të dashurën pas një sherri

67

Boksieri turk, Selim Ahmet Kemaloglu, është arrestuar ditën e dielë në qytetin Muglu,pasi ka goditur për vdekje me thikë të fejuarën e tij.

Pas në sherri me të fejuarën boksieri ka qëlluar 25-vjeçaren Zeynep Senpinar me thikën e bukës, ndërsa më pas ka thirrur ambulancën.

Nga mediat turke mësohet se nga ky sherr, boksierit iu desh të mjekohej në spitalin e kërkimit dhe trajnimit të Universitetit Sitki Kocman përpara se të dërgohej në komisariat për t’u marrë në pyetje.

Më tej bëhet me dije se përveç plagës në gjoks, sipas autopsisë në trupin e të dashurës, në fyt u gjetën prerje dhe shenja të tjera, të cilat tregojnë një përpjekje të mbytjes para plagës me thikë që rezultoi fatale