Bayerni rikuperon një nga yjet pas periudhës së pushimit

262
Sigal

Bayern Munich ka shfrytëzuar periudhën e pushimit për të rikuperuar një futbollist të rëndësishëm si Ivan Perisic. Kroati u huazua nga Interi drejt Gjermanisë, por ishte dëmtuar përpara se të niste karantina.

Periudha e pushimit i ka shërbyer Perisic-it, pasi kroati është rikuperuar krejtësisht nga dëmtimi që kishte. Ai do të jetë i gatshëm për trajnerin Hans Flick.

Bavarezët duhet të paguajnë 20 milionë euro për kartonin e tij nëse duan që ta marrin nga Interi. Një shifër e përballueshme nga kampionët e Gjermanisë, ndërkohë që skuadra zikaltër do të pranonte me kënaqësi.