Bayern Munchen del jashtë traditës, më shumë se 100 milion euro për Leroy Sane

585
Sigal

Leroy Sane sipas të gjitha gjasave do të luajë në radhët e Bayernit sezonin e ardhshëm.

Përpjekjet e kampionëve të Gjermanisë për të bërë të mundur shkëputjen e sulmuesit nga Manchester City po mbyllen me sukses.

Sipas informacioneve të fundit, Leroy Sane së shpejti vihet nën urdhrat e Niko Kovacit.

Klubi bavarez do të shpenzojë më shumë se 100 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që e përfitojnë Citizens.

Kontrata e Sane me kampionët në fuqi të Bundesligës do të jetë 4 ose 5-vjeçare.

Për Bayernin ky do të ishte një rekord i ri sa u përket transferimeve, duke thyer atë të shënuar me blerjen e Lucas Hernandez nga Atletico e Madridit për 80 milionë euro.