Barcelona akuzon arbitrin… për spiunim! Tentoi të hynte në dhomat e zhveshjes

29
Sigal

Ditën e djeshme Barcelona mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Atletico Madrid në sfidën e luajtur në “Montjuic”.

Katalanasit triumfuan falë golit të Joao Felix, lojtarit në pronësi të Atleticos.

Por pas takimit, pati edhe një episod të pazakontë. Blaugranat akuzojnë arbitrin vijrojtës të ndeshjes për spiunim.

Sipas së përditshmes “Sport”, vijrojtësi Raul Cabanero u gjend pas ndeshjes jashtë dhomës së zhveshjes së lojtarëve të Barcelonës. Klubi pretendon se ai po përgjonte tek dera lojtarët e Barcelonës. Këtë gjë ai e ka bërë edhe gjatë pushimit të takimit.

Më pas ka qenë zëdhënësi për shtyp i klubit Edu Polo që i ka thënë Cabaneros të largohet.

Situata mes Barcelonës dhe ligës së futbollit në Spanjë ka qenë mjaft e nxehtë kohët e fundit. Katalanasit pëfliten për skandalin “Negreira”, se kanë paguar ish-arbitrin në të shkuarën.

Sakaq, presidenti Joan Laporta ka pasur marrëdhënie të vështirë me arbitrat. Javën e shkuar ai pretendoi se në ndeshjen që luajti Barcelona nuk u dha një penallti në favor të Raphinas.

Ende nuk ka një deklaratë zyrtare nga klubi për këtë situatë, megjithatë do të shihet në orët në vijim nëse drejtuesit do të ndërmarrin hapa ligjor.