Barazime në sfidat e para, priten ndeshje “ferri” në kthim

490
Sigal

GJYSMËFINALET E KUPSË SË SHQIPËRISË/ Bylisi befason Skënderbeun. Anësori qëllohet me karrige në Kukës

Një Bylis heroik barazoi 1-1 me Skënderbeun në Korçë, ndërkohë që Laçi arriti përballojë më së miri presionin në barazimin pa gola në Kukës. Ndeshjet e para gjysmëfinale të edicionit të 61-të të Kupës së Shqipërisë prodhuan dy barazime, që lënë gjithçka të hapur në ndeshjet e kthimit, por me avantazhin e lehtë të kurbinasve dhe ballshiotëve.

 SKËNDERBEU-BYLISI 1-1

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Bylisit, ashtu si ajo në kampionat, e mbyllur 2-2 në lojë, por e zyrtarizuar 3-0 në tavolinë nga Komisioni i Disiplinës, për shkak se Bylisi aktivizoi gjashtë lojtarë të huaj njëkohësisht, prodhoi futboll të bukur, duke dhurua shumë emocione në “Skënderbeu”. Pjesa e parë foli më shumë për të kuqtë, më tepër në kontrollin e topit, por dhe për më tepër shikim nga porta kundërshtare, të mbrojtur nga korçari Stiv Frashëri. Skuadra ballshiote, e vendosur tepër kompakte në fushë nga trajneri kosovaro-turk, Naxhi Shensoi, edhe pse luante në transfertë ndaj kampionëve të vendit në fuqi dhe kryesues të Superiores, nuk janë pozicionuar aspak në mbrojtje, por janë shfaqur agresivë, duke qenë shumë efikas në kundërsulm. Sulmuesit me ngjyrë të mallakastriotëve, Piter dhe Izucuku, krijojnë nga krahët një treshe tepër kërcënuese me Xhafën, në majën e repartit ofensiv mik, duke detyruar Bicin dhe Gvozdenovicin t’i përveshin mirë mëngët. Nga ana tjetër, Plaku dhe Pejic mbetën larg njëri-tjetrit në pjesën e parë, nuk u koordinuan si duhet, edhe për shkak se nuk u furnizuan me topa nga mesfusha. Pjesa e dytë nis me kapiteni korçar, Bledi Shkëmbi, që ekzekutoi rrezikshëm një goditje këndi. Piter dhe Xhafa janë të rrezikshëm për Bylisin, ndërkohë që Pejiç dhe Plaku ishin larg pjesës tjetër të skuadrës, ndërsa mesfusha shfaq paqartësi në ndërtimin e aksioneve. Trajneri Shensoi ndërtoi një strategji tepër efikase, që ul ndjeshëm ritmin e kampionëve në fuqi. Në minutën e 81 Ka qenë pikërisht minuta e 81-të, kur një goditje dënimi nga e djathta e sulmit mik krosohet në zonën korcare, aty ku 18-vjecari Piter godet me kokë dhe nënshtron portierin Shehi. Nuk u besojnë syve kampionët. Por nuk ishte i këtij mendimi Sabien Lilaj, që nxjerr nga këmbët e veta një eurogol, nga një goditje befasuese nga larg, duke e rikthyer skuadrën e tij në lojë për kualifikim, në ndeshjen e kthimit.

 KUKËSI-LAÇI 0-0

Rekord spektatorësh në “Zeqir Ymeri”, por që fatkeqësisht nuk e patën kënaqësinë të shijonin qoftë dhe një gol të vockël. Kuksianët u treguan shumë ofensivë dhe nuk e ulin ritmin për asnjë moment në kërkim të zhbllokimit të rezultatit, duke fituar godtje këndi Minuta e pestë sjell goditjen e parë nga këndi për debutuesit në superiore. Dy tentativa radhazi për vendësit së këndejmi, por pa e vënë në rrezik portën e Bakajt. Këmbëngulja e kuksianëve nga krahët me Hallacin dhe Prognin është e dukshme, ndërsa fitohen disa goditje të lira buzë të zonës së 16-metrave të miqve. Ato ekzekutohet pa sukses nga Allmuça dhe Progni, sepse krosimet e tyre ose spastrohen nga dy shtatlartët e prapavijës së Laçit, Buljan dhe Ndreka, ose përfundojnë tej vijës fundore. Miqtë mundohen ta qarkullojnë dendur topin në mesfushë, për të ulur ritmin e lojës së verilindorëvë. Filozofinë e kurbinasve: të mos pësojnë gol, për të tentuar përmes kundërsulmit ta gjejnë rrugën e rrjetës. E pafalshme humbja e rastit nga Popoviçit në minutën e 34-t, teksa serbi gjendet i vetëm përballë Bakajt, por portieri mik reagon mrekullisht, duke evituar një gol të sigurtë. Fundi i këtij fraksioni loje është disi i acaruar, sepse ka njëfarë irritimi të tifozërisë vendëse karshi vonesave të kurbinasve. Nuk mungon as hedhja e një ndenjëseje plastike afër anësorit. Pjesa e dytë nis pa zëvendësime te të dyja skuadrat. Kukësi sulmon, krijon volum të madh loje, ndërsa Laçi tenton ta mbajë sa më larg portës së vet kundërshtarin, duke u angazhuar thellësisht në shkatërrimin e sulmeve të vendësve, mundësisht që në mesfushë. Aty zhvillohet edhe beteja më e madhe, në fakt. Kjo e detyron Kukësin të kryejë pasime të shumta në gjysmëfushën e vet, por pa shumë efikasitet. Në minutën e fundit, Doku i Laçit u ndëshkua me karton të kuq. Sërish nis 0-0 në ndeshjen e kthimit.

  Xhani De Biazi, në rolin e diplomatit

 Trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, të shtunën e 6 prillit do të shfaqet me jo me tutat e zakonshme të trajnerit, por me kostumin e artdashësit. Me rastin e mbylljes së ekspozitës, “Thesare të trashëgimisë kulturore shqiptare” (të hapur në Torino, 24 janar-7 prill), Xhani De Biazi ka vendosur të shkojë në Torino, të shtunën, në orën 11, për të vizituar ekspozitën kulturore. Xhani De Biazi dëshiron mesa duket ta kuptojë gjithmonë e më shumë popullin shqiptar dhe historinë e tij. Ai do të shohë nga afër disa nga objektet më të rëndësishme dhe më autentike të trashëgimisë historike shqiptare, të paraqitura në ambientet “Palazzo Madama”. Vizita e De Biazit përkon edhe me një përmbledhje artistiko-kulturale “Vështrim mbi Shqipërinë”, një iniciativë kjo nën kujdesin e Ambasadës të Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Qendrës së Kultrës Shqiptare.

 Botërori i Femrave Sot, Maltë-Shqipëri

 Shqipëria e futbollit për femra do të luajë sot kundër Maltës, për eliminatoret e Botërorit të Femrave, në ndeshjen e saj të parë historike zyrtare. Trajneri i Kombëtares është Altin Rraklli. Shqipëria bën pjesë në grupin 1 paraeliminator, së bashku edhe Maltën, Luksemburgun dhe Letoninë. Ndeshjet zhvillohen në Maltë.

Sot, Lacio e Igli Tares kundër skuadrës turke në Ligën e Europës

  Lorik Cana provokon Fenerbahçen:“Gallatasaraj, numri 1 në Turqi!

  Lorik Cana lëshoi disa provokime të hapura ndaj Fenerbahçes, kundërshtarit të Lacios në Ligën e Europës, komente këto të përcjella gjerësisht nga mediat më të rëndësishme në Turqi. Dy sezone më parë, kapiteni i Shqipërisë ishte pjesë e Gallatasarajit, përpara se të transferohej në Itali. Cana pohoi për portalin turk “Fotospor.com” se, Lacio dhe Fenerbahçe janë ekipe shumë të mira dhe kanë shanse të barabarta për t’u kualifikuar në gjysmëfinalet e kompeticionit. “Kundështari duhet respektuar. Ka një lojtarë shumë cilësorë, staf të përgatitur, është një ekip i mirë. E ka merituar të jetë në çerekfinale. Parashikoj një sfidë shumë të vështirë, por edhe një performancë cilësorë në fushë. Fakti që, ndeshje zhvillohet në Stamboll u jep atyre një farë avantazhi. Por, dhe ne nuk shkojmë atje për të humbur, por për të fituar”, – tha Cana. I pyetur se kush është klubi më i madh në Turqi, Lorik Cana, përdori një gjuhe diplomatike, por tejet thërrëse, tipike e një lojtari me përvojë të gjatë, si futbollistike ashtu dhe mediatike: “Fenerbahçe ka qenë gjithmonë një nga ekipet më të mira në Turqi dhe në Europë, por për mua numri një dhe klubi më i madh në Turqi është Gallatasaraji”. Mesfushori shqiptar, i cili tani luan rolin e një mbrojtësi te Lacio, reagoi edhe në lidhje me deklarimet e tij në shtypin italian gjatë ditëve të fundit: “Do të isha i lumtur nëse, Fenerbahçe do ta mundte Gallatasarajin”. Cana qartësoi se, deklarimet e tij ishin keqkuptuar. “Fjalët e mia janë interpretuar në mënyrë krejt të ndryshme. Unë mbaj të veshur uniformën e Lacios, jam një tifoz i saj dhe dëshiroj që të fitoj Lacio. Nga ana tjetër, unë jam dhe një tifoz i Gallatasarajit dhe dëshiroj që ai të jetë i suksesshëm përballë Realit të Madridit. Do të ishin të lumtur, si tifozët e Lacios ashtu dhe të Gallatasarajit”, – the Cana. I pyetur në lidhje shanset e Gallatasarajit kundër Realit të Madridit, Cana tha: “Unë mendoj se, Gallatasaraji ka bërë një punë të shkëlqyer për të mbërritur në çerekfinale. Reali i Madridit është një ekip i madh, por unë mendoj se dhe Gallatasaraj ka shanset e tij. Gallatasaraj është një klub i madh, ka lojtarë shumë cilësor dhe ka një trajner të madh”. Ka një spiun në Formelo (qendra strëvitore e Lacios) që po i tregon gjithccka sa i përket Fenerbahcces, shokëve të skuadrës së tij. Po i tregon për atmosferën prej makthi që do të gjejnë në stadiumin “Sukru Saracoglu”, për cilësitë dhe defektet e turqve. Spiuni quhet Lorik Cana. Referenca të veccanta? Po. Ka luajtur vetë për një vit në Stamboll, atje ku ka veshur bluzën e rivales historike të Fenerbahcces: Gallatasaraj. Kush më mirë se ai mund t’ua shpjegojë bardhekaltërve të Lacios transfertën më të nxehtë të vitit? Edhe vetë trajneri Petkovicc ka qëndruar për një sezon në Turqi, por nuk ka qëndruar në Stamboll. Cana, në fakt, në qytetin që përqafon dy kontinente ka qenë. Dhe vetëm ai që ka pasur fatin të përjetojë në vetë të parë mund të njohë pasionin për futbollin në ato anë. Në të mirë e në të keq. Në të mirë, Loriku e ka njohur përmes dashurisë që i kanë dhuruar tifozët e ish-skuadrës së tij, Gallatasarajit. Ju desh fare pak kohë për tu bërë beniamini i fanatikëve të tifozerisë. Edhe pse sapo kishte mbërritur në ato anë, e donin kapiten të ekipit për grintën e tij, temperamentin e tij, kapacitetin që të luajë futboll pa u ruajtur në asnjë rast. Dhe të mendosh që në fillim, Rajkardi (trajneri i Gallatës së asaj kohe) nuk e fuste në fushë. Nuk e kishte dashur ai në skuadër, kështuqë preferonte ta linte në bankinë. Por gjërat ndryshuan pas shkarkimit të trajnerit holandez. Pasardhësi i tij, George Haxhi, vuri gishtin te Cana si qendra e ekipit dhe nga ai momentin shqiptari nuk doli më nga formacioni. Ndeshja e parë nën drejtimin e Haxhit u luajt pikërisht në “Sukru Saracoglu”, më 23 tetor të vitit 2010. Cana luajti titullar dhe Gallatasaraj doli i pamundur nga ferri i Fenerbahcces,  në stadiumin ku, dy vjet e gjysmë më vonë, Cana do të jetë sërish titullar. Shkoi më keq në ndeshjen e fazës së dytë që përfundoi me fitoren në transfertë të Fenerbahcces me rezultatin 2-1. Do të jetë derbi i tij personal, katër ditë para derbit të të gjithë skuadrës. Petkovicc në fakt ka vendosur ta ketë titullar si në ndeshjen e sotme ashtu edhe atë të katër ditëve më vonë kundër Romës. Qëkur ka kaluar në rolin e mbrojtësit të qendrës, Cana nuk ka gabuar qoftë edhe një ndeshje të vetme. Kështu pika e referimit në skuadër tashmë është ai vetë. Në krah të tij për ndeshjen me Fenerbahccen do të jetë Cciani, ndërsa me Romën Biava. Në dy ndeshje të tilla ka nevojë për “Luftëtarin”.

  Lacio fiton derbin me Romën,heroi quhet Thoma Strakosha

 Thoma Strakosha, portieri shqiptar i të rinjve të Lacios, meritoi lëvdatat e shtypit italian, pas performancës së shkëlqyer të tij, në fitoren 1-0 në derbin kundër Romës. Portieri i Kombëtares U-19 të Shqipërisë ishte në një superformë, duke e shpëtuar skuadrën e tij nga gola thuajse të sigurt. Në pjesën e parë, Roma dominoi takimin, duke qenë dinamike në lojë, madje goditi edhe një traversë. Ndërkohë që, në pjesën e dytë, pas kryeveprës së golit të Keitës, Roma u hodh e tëra në sulm, por pa mundur ta gjejë barazimin, duke gjetur në portë një super Strakosha. “Shqiptari mbërriti në Formelo, ndoshta edhe pse ishte djali i Foto Strakoshës, miku dhe shoku në Kombëtare i drejtorit sportiv bardhekaltër, Tare, por në pak muaj ai u bë portieri i tretë i skuadrës pas Marketit dhe Bizarit”, – shkruanin mediat italiane.

LIGA E KAMPIONEVE

ÇEREKFINALET

NDESHJET E PARA

Të martën, 2 prill 2013

PSG-Barcelona              2-2

Bajern-Juventus                 2-0

Dje, 3 prill 2013

Malaga-Dortmund                 x-x

Real Madrid-Gallatasaraj   x-x