Ausilio i thotë të gjitha: Tonali është për Interin, Vidal jo!

240
Sigal

Inter po bëhet gati për rifillimin e kampionatit, por po mendon edhe për sezonin e ardhshëm. Kohët e fundit ka pasur zëra të shumtë të merkatos, teksa drejtori sportiv i zikaltërve, Pier Ausilio ka sqaruar situatën sa i përket lëvizjeve në sulm.

“Momentalisht kemi 4 sulmues dhe me ta do të mbyllim këtë sezon. Flasim shpesh me Leonardon dhe po mundohemi të gjejmë gjuhën e përbashkët për transferimin e Icardit te PSG. Sa i përket Cavanit, për momentin ai nuk paraqet një mundësi dhe kemi të tjera objektiva.

Lautaron duam ta mbajmë, por nuk mund ta bëjmë këtë, nëse Barcelona vendos t’i paguajë klauzolën dhe vetë sulmuesi pranon transferimin në Katalunjë. Ëerner është një futbollist i shkëlqyer, por nuk do të vijë te Interi. Na intereson një profil si Cunha, që po e ndjekim nga afër.

Vijojmë bisedimet me Bayernin për Perisiç, pasi kemi marrëdhënie të shkëlqyera edhe me lojtarin, edhe me klubin gjerman, ndaj besojmë te arritja e një marrëveshjeje në një moment të dytë. Nainggolan do të rikthehet dhe do të vlerësohet nga Conte gjatë periudhës së verës, por me shumë mundësi do të mbetet zikaltër.

Vidal nuk do të vijë, pasi besojmë te emrat e rinj si Sensi e Barella, ndërsa kemi edhe një futbollist si Eriksen, që ka nevojë për vetëm pak kohë për përshtatje. Tonali ka aftësinë për të qenë pjesë e Interit, por nuk e dimë a është brenda parametrave tanë ekonomikë. Shpresoj që të gjejmë gjuhën e përbashkët”, deklaroi drejtori sportiv i Interit.