Atletico Madrid heq dorë nga Cavani, hidhet në sulm për bomberin e Atalantës

256
Sigal

Edinson Cavani me shumë mundësi mund të transferohet tek Interi në verë si pjesë e marrëveshjes për blerjen e kartonit të Icardit nga PSG. Kjo marrëveshje do të prishë planet e Atletico Madrid, që prej janarit kishte një marrëveshje me sulmuesin uruguaian.

Kështu sipas mediave spanjolle, trajneri Diego Pablo Simeone ka dhënë miratimin që drejtuesit e “Los Colchoneros” të nisin negociatat me Atalantën, për afrimin e sulmuesit kolumbian Duvan Zapata.

Verën e kaluar presidenti Percassi e pati bërë të qartë që nuk do të pranonte të hiqte dorë nga sulmuesi pa një shifër prej të paktën 60 milionë eurosh në këmbim të tij, por kriza e shkaktuar nga pandemia mund të ulë ndjeshëm edhe pretendimet e zikaltërve.

Vetë kolumbiani do të mirëpriste një transferim në kampionatin spanjoll, pasi te Atletico do të mund të përfitonte një pagë të majme prej 5 milionë eurosh në sezon dhe do të mund të luante, për objektiva madhorë