Atentat si nëpër filma, humb jetën futbollisti në hyrje të shtëpisë

476
Sigal

Futbolli australian është në zi pas një ngjarje tronditëse që i ngjan skenave të filmave aksion.

Futbollisti John Odisho, 25 vjeç ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar me armë zjarri në shtëpinë e tij në Sydney.

Gjatë këtij incidenti është plaguar edhe një i afërm i futbollistit por që është jashtë rrezikut për jetën.

Odisho ka qenë pjesë e skuadrës Parramatta, skuadër e kryeqytetit australian që militon në ligën e katërt.