Asgjë serioze për Gjimshitin, ja kur mund të luajë mbrojtësi i Kombëtares

Goditja në hundë e marrë nga Berat Gjimshiti, gjatë ndeshjes kundër Krotones, duket më pak shqetësuese se sa pritej dhe frakturat në hundë janë përjashtuar.

Një lehtësim për Atalantën e cila mendoi se lëndimi i qendërmbrojtësit shqiptar do ta detyronte atë të mungonte në ndeshjen me Interin në fundjavë, por edhe me Real Madridin më 16 mars për sfidën kthyese të çerekfinaleve të Ligës së Kampioneve.

Sigal

Ditën e sotme, lojtarët e bënë pushim, një mundësi e mirë kjo për qendërmbrojtësin e Kombëtares për tu rikthyer në top formë.