ASAMBLEJA E NOTIT/ Të dielën zhvilloi punimet Asambleja e Përgjthshme e Notit, në krye si President rizgjidhet Agim Çiraku, mandati i katërt i tij në drejtimin e FSHN-së
Agron KAJA
Në Asamblenë e djeshme të Përgjithshme të Notit shqiptar, Presidenti i sapozgjedhur, Agim Çiraku, tregoi në fjalën e tij përshëndetëse për punën e kryer në 12 vitet e drejtimit të tij, me focus katërvjeçarin që ai mbylli në këtë Asamble. Midis të tjerave, në fjalën e tij zoti Çiraku kishte edhe mosrealizime, për të cilat ai ndjehej i paplotësuar në mandatin që mbylli. “Ju falenderoj të gjithëve ju në këtë Asmable, që më besoni drejtimin e Federatës Shqiptare të Notit edhe për një mandate tjetër 4-vjeçar. Ky është mandat i katërt, ndërsa në tre mandatet e tjerë jam munduar të drejtoj me mirëkuptim e respekt të madh për të gjithë ata që janë pjesë e komunitetit të sportit të bukur të Notit. Unë jam rritur me sportin e notit, nga notar e deri sot si president federate, dhe gjatë punës së mirë kemi patur edhe ndonjë mosrealizim. E kam si një brengë personale në këtë detyrë, pasi në këtë mandat që kaloi nuk kam marrë asnjë bursë olimpike për notarët, ndërsa në dy mandatet e shkuara kam marrë nga 2-3 të tilla”, kështu e nisi fjalën e tij Presidenti i FSHN-së Agim Çiraku, i cili në platformën e tij drejtuese për mandatin e ri katërvjeçar solli disa risi që në të kaluarën për sportin e notit edhe nuk mendoheshin të arrihen. “Unë jam në një linjë mendimi me zotin Fidel Ylli për ecurinë me zgjedhje e rizgjedhje, me asamble të anuluara e me polemika të brendshme në federatën e notit. Ato sot jo vetëm që nuk ekzistojnë, por shumë prej tyre janë shuar në të mirën e sportit, në të mirën e atyre brezave që në pishinën e notit shohin ardhmërinë e tyre sportive. Me një plarformë të detajuar dhe të miratuar në KOKSH, ne si federatë kemi nisur nga puna për rehabilitimin dhe vënien në efiçencë të plotë të pishinave që kemi në disa qytete. Në Akuadromin e Tiranës, Bashkia ka menduar së shpejti një investim, në të cilin hyn edhe një tabelë elektronike, e cila është mëse e domosdoshme sot”. Po çfarë risie solli Agim Çiraku për këto pishina? “Do të jenë të gjitha në përmasa olimpike, do të mundohemi që të jenë në përdorshme në çdo stinë të vitit, duke i kthyer ato në standardet e kohës. Në këtë punë që do bëjmë, kemi marrë mbështetjen e KOKSH-it dhe të Bashkisë së Tiranës, ndaj dhe mendoj se në këtë mandat këto do jenë prioritete krahas punës e ritmikës së saj gjithëvjetore”, kështu theksoi Agim Çiraku, pas rizgjedhjes së tij për herë të katërt si President i Federatës Shqiptare të Notit.
Me një plarformë të detajuar, ne si federatë kemi nisur nga puna për rehabilitimin dhe vënien në efiçencë të plotë të pishinave në disa qytete. Në Akuadromin e Tiranës, Bashkia ka menduar së shpejti një investim, në të cilin hyn edhe një tabelë elektronike

AGIM ÇIRAKU NË DREJTIMIN E FSHN
1.Në periudhën 2012-2016
2.Në periudhën 2016-2020
3.Në periudhën 2020-2024
(Sapo zgjedhur 100% të votave)
4.Në periudhën 2024-2028
VOTUES ME TË DREJTË VOTE
Ardian Topalli/Vala Swimming
Kol Shiroka / Shkodra Not
Tomor Dano / Vlora Not
Aleks Gjini / Tradita
Gentian Lama/ Sportet e Ujit
Sotiraq Iftica / KS Pogradec
Andi Kongoli/ Shoqata Skampis
Ajtena Demaj/ Akademia Te Stela
KËSHILLI DREJTUES NË FSHN, 2024-2028
AGIM ÇIRAKU
PresidentiI FSHN
KEJDA USHTELENCA
Zv/Presidente FSHN
ILIR NGRESI
Anëtar i KD
ALBERT BOZHANAJ
Anëtar i KD
VALBONA CAKO
Anëtare e KD
SUELA HAXHIAJ
Sekretare Përgjithshme
Sekretarja Haxhia: Bashkëpunim korrekt me të gjithë

Në bashkëbisedimin e gazetës “Telegraf” me Sekretaren e FSHN-së, Suela Haxhiaj, para, gjatë dhe pas punimeve të Asamblesë Zgjedhore, u “zbardh” gjithçka që rendi i ditës kishte brenda tij, jo vetëm për zyrtarizim. Një zyrtare tipike korrekte, ajo tregoi se në këtë asamble noti shqiptar vjen i plotësuar. “Sot flasim për një periudhë katër vjeçare pune ku natyrisht që, arritjet tona kanë qënë të dukshme. Në materialin kryesor, në fjalën e kandidatit për President dhe në diskutimet e pjesëmarrësve, kjo periudhë del më qartë me gjithë arritjet, ndoshta edhe me ndonjë mosarritje, që në ritmikën e punëve ato janë plotësuar për të mos u shfaqur nga veprimtaria në veprimtari”, kështu tregoi fillimisht sekretarja e FSHN-së, e cila ju premtoi pjesëmarrësve në Asamble (si gjithmonë), korrektësi e respekt në bashkëpunimin mes tyre. “Edhe në këtë madat katër vjeçar, mes federatës dhe gjithë anëtërëve të saj do ketë bashkëpunim korrekt dhe respektues”.
Presidenti i KOKSH, Fidel Ylli: Noti, sport elitar


Jo vetëm falenderime, sepse Fidel Ylli si President i KOKSH-it gjeti rastin të bënte edhe kritika, por edhe premtime, që natyrisht në një asamble janë të pranueshme dhe të domosdoshme. “Federata Shqiptare e Notit është futur në rrugën e saj më të mirë, jo si disa vite më parë që ishte në rrëmujë totale. Tashmë mbetet i dukshmëm fakti se Presidenti i Federatës, Agim Çiraku, është Fair-Play në gjithë këto mandate që drejton, dhe unë gjej rastin që ta falenderoj publikisht. Kemi qënë bashkëpunues në punën tonë, e besoj dhe në këtë mandate të ri, bashkëpunimi do të ketë të tjera këndvështrime e drejtime”, theksoi fillimisht Fidel Ylli në këtë Asamble, duke thënë se ka ikur koha e klubeve sportive. “Sot është koha e shoqatave sportive, sepse ka ikur koha e klubeve sportive. Asnjë bashki nuk e ka sportin brënda në administrim, por ajo e subvencionon atë. Këtu kam një merak në zbatimin e Ligjit të Sporteve, e njëherësh do tu jepja një lajm të mirë. Qeveria shqiptare ka gati projektin për ndërtimin e një qëndre sportive moderne afër Aeroportit të Rinasit, ku është parashikuar edhe një pishinë 50 m me kapacitet 2 mijë vënde”.
PARA ASAMBLESË
Njoftimi nga Sekretarja e Përgjithshme e FSHN-së, Suela Haxhiaj për zhvillimin e Asamlesë së Përgjishme, kishte sjellë në ambientet e Resortit “Te Stela” emra të njohur të sportit shqiptar, kryesisht të notit. Kampionë e rekordemnë i nisën punimet e saj aty në buzë të pishinës, ku dhjetra qytetarë të tjerë u “detyruan” të kishin shikim të dyfishtë, Asamble-pishinë. Një poster modest por me shumë kuptim, i parapriu kësaj asmableje, duke bërë që të gjithë pjesëmarrësit të mos dinin vetëm për asamblenë e radhës, por se ajo ishte e 26-ta zgjedhore e këtij sporti. Bisedat e mjeshtrave Sadik Mema, Tomor Dano, Dashamir Bregu, Kol Shiroka, Sotiraq Iftica e shumë të tjerë, e solli shumë shpejt orën 11:00, në të cilën kjo asamble nisi punimet e saj me një modesti e kulturë, por me shu më seriozitet.

GJATË ASAMBLESË
Punimet e Asamblesë së Përgjithshme Zgjedhore të Federatës Shqiptare të Notit i çeli Sekretarja e Përgjithshme Suela Haxhiaj, e cila konformë statutit u tregoi të pranishmëve Rendin e Ditës ku parashikohej: 1.Verifikimi i antarësisë në sallë (me të drejtë vote dhe i të ftuarve); 2.Ngritja e Komisionit të Verifikimit të Mandateve; 3.Prezantimi i kandidatëve; 4.Votimi për Presidentin e FSHN-së; Shpallja e rezultatit. “Duke ju falenderuar të gjithëve ju në këtë sallë, do thoja se Asambleja Zgjedhore e Federatës Shqiptare të Notit zhvillohet me frymën e mirëkuptimit e qytetarisë. Do ju thoja se janë miratuar nga gjykata ndryshimet statuore dhe vendimet e Asamblesë së muajit shkurt, ndërkohë që punimet e Asamblesë do çertefikohen ligjërisht nga noterja”. Ndërsa më pas. procedurat zyrtare ia lanë radhën komisionit të verifikimit të votave.

ZGJEDHJET PRESIDENT-KD
Në Asamble u votua për zgjedhjen e Presidentit të ri të Federatës Shqiptare të Notit, si dhe zgjedhja e antarëve të Komitetit Drejtues të kësaj federate. Gjithseicili nga antëratë e Asamblesë me të drejtë vote, votoi lirshëm, duke sjellë një votim të qetë, ndryshe nga sa kishim parë më parë në këtë federatë me Asamble në rrëmujë totale. Në zgjedhjen e Presidentit, zoti Agim Çiraku morri të gjitha votat e mundshme, pa asnjë votë abstenim apo votë kundra, duke treguar se gjithë komuniteti i notit ka besim për drejtimin e FSHN-së prej tij. Edhe në zgjedhjet për antarët në Këshillin Drejtues të Federatës, viti shkoi qetë, edhe pse votat e emrave të veçantë për kandidatë nuk ishin të barabarta, apo edhe të plota. E gjithë kjo proçedurë që në ritmikën e saj nuk zgjatë në kohë, u monitorua nga Sekretarja Suela haxhiaj, nga Ministria e KOKSH-i.

“PENGU”
“E kam si një brengë personale në këtë detyrë, pasi në këtë mandat që kaloi nuk kam marrë asnjë bursë olimpike për notarët, ndërsa në dy mandatet e shkuara kam marrë nga 2-3 të tilla. Kanë marrë bursa: Viti 2021 Nikol Merizaj; viti 2022 Kledi Kadiu, Kaltra Mecca, e Sofia Sarrang; viti 2023 Paolo Priska; viti 2024 Grisi Koxhaku”.

PREMTIMI
“Me një plarformë të detajuar dhe të miratuar në KOKSH, ne si federatë kemi nisur nga puna për rehabilitimin dhe vënien në efiçencë të plotë të pishinave që kemi në disa qytete. Në Akuadromin e Tiranës, Bashkia ka menduar së shpejti një investim, në të cilin hyn edhe një tabelë elektronike, e cila është mëse e domosdoshme sot”.
Zëvëndëministri Endri Hoxha: Një Asamble shembull

I pranishëm në punimet e Asamblesë Zgjedhore të FSHN-së, Zëvëndësministri i Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Endri Hoxha, e vlerësoi si model Asamblenë, që nga organizimi, zhvillimi e zgjedhjet. “Do thoja se sot (dje) pashë një Asamble model, nga ku duhet që të marrin shëmbull edhe federata të tjera sportive. Ju falenderoj të gjithëve ju përfaqësues të komunitetit të sportit të notit dhe ju premtoj se Ministria do të japë çdo vit mbështetje financiare për këtë sport. Uroj rrugëtim të lehtë drejt Lojrave Olimpike Verore në Los Anxhelos 2028”.
Drejtori i sporteve Keidi Tomori: Jeni model organizimi

Edhe pse i ri në detyrën e Drejtorit të Sporteve në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Keidi Tomori, tregoi jo vetëm vlerësimin, por edhe dallimin me asamble në federata të tjera sportive analoge. “Unë vij në këtë detyrë pas një ekperience shumë vjeçare në FSHF, por duke bërë krahasimin, them se kjo është një Asamble model që kam parë deri më sot. Nga kjo Asamble unë i uroj suksese gjithë komunitetit të notit, Presidentit të FSHN-së dhe kryesisë. Si këtu edhe garimi në pishina, duke nisur nga fundi i këtij muaji në Durrës”.


















