Armand Duka: Ne do ta kishim eliminuar Suedinë, rikandidimi dhe vazhdimi i projekteve

547
Sigal

Intervista
e Presidentit të FSHF-së në emisionin e gazetarit Sokol Balla, “Top-Story”/TOP
CHANNEL

 E nisim pak nga sezoni nga kombëtarja që sapo
mbylli sezonin. A ka një ndryshim të ekipit shqiptar vnga ndeshjet eleminatore
të Panuçit në këtë të fundit në miqësoren me Turqinë?

Nëse
do të kthehemi dhe do të bëjmë një pasqyrë të të gjithë ndeshjeve eleminatore
të Botërorit, mund të them që ka një grup ndeshjesh dhe ka patur një periudhë
që ka shfaqur gjithçka. Mund të jemi deri diku të kënaqur më objektivin, me
rezultatin me vendin e tretë, por nuk do të thotë që kemi bërë gjithcka mirë.
Kemi patur oshilacionet tona, kemi patur një lloj vetkënaqësie pas ndeshjeve të
Europianit, e cila është reflektuar edhe në skuadër, dhe ndofta kjo vetkënaqësi
nuk është penalizuar se mund të ndodhë që mund të ishim penalizuar më shumë.

Pra kemi qenë
edhe me fat, pasi mund të ishim ndëshkuar edhe më tej thoni ju…?

Besoj
se kemi mundësi shumë më shumë se sa kemi dhënë në takimet e para kundër
Maqedonisë, apo Lihtenshteinit, ku pavarësisht se morëm rezultat pozitiv na
ndihmoi fati. Pra, kaluam një periudhë shoku, periudhë e cila mori një kthesë
positive në Izrael. Pais bëmë një paraqitje jot ë mirë ndaj Izraelit në fushën
tonë 0-3, dhe kthesëm e bëmë pikërisht në Izrael 0-3. Dhe pastaj në ndeshjet e
fundit, pasi kishim dalë nga mundësia për të patur një kualifikim në Botëror,
atëherë menduam të nisim menjëherë punën për më gjatë, me një trajner e staf të
ri, për të parë drejt Euro 2020. Kjo edhe me konsensusin e ish-trajnerit tonë
De Biazi, që sikundër të gjithë e dimë ka një kontribut të madh në këtë
skuadër. Konsensus, sepse u vendos që në fund të eleminatoreve ish-trajneri De
Biazi do të largohej dhe u mendua më mirë që në ndeshjet e mbetura, ti jepej
mundësi stafit të punojë për të njohur më mirë skuadrën dhe të ishte gati për
eleminatoret e Euro 2020.

Ndoshta është
momenti për të thënë gjëra që nuk janë prekur më parë në raportin tuaj me De
Biazin. Të paktën edhe vetë përsa kohë e kam ndjekur kombëtaren, vihej re një
tension mes jush dhe trajnerit në ndeshjet e fundit…

Jo
tension jo. Aspak. Natyrisht në një marëdhënie pune ka mendime ndryshe dhe le
të themi edhe debate. Por, unë kam një respekt të jashtëzakonshëm për De
Biazin, për punën e tij, për mënyrën se si ka punuar, për kontributin e tij,
për ndihmën që I ka dhënë ekipit në atë sukses historik të kombëtares
shqiptare. Besoj se e njëjta gjë është edhe nga pala tjetër. Ne vazhdojmë te
kemi komunikim të vazhdueshëm. Madje, edhe përpara se të firmoste marëveshjen
me klubin spanjoll, ai më ka marrë një mendim. Komunikimi vijon, teksa edhe
gjatë ndeshjes me Turqinë kemi shkëmbyer sms (ëhats-upp) për opinionet e
ndeshjes dhe ecurinë e saj atë ditë.

Dhe cili është
opionin I tij për atë ndeshje dhe për trajnerin?

I
pëlqeu shumë ndeshja. I ka pëlqyer loja në Turqi dhe mënyra si luajtëm. Dua
t’ju them që, që në momentin që vendosëm të merrnim Panuçin, De Biazikishte një
mendim shumë pozitiv dhe kishte konsideratën si një person me shumë energji që
do ta çonte kombëtaren para.


Ju pyes sepse
sepses sa kohë jeni ju President i FSHF-së, De Biazi ju bënte hije, ndërsa
trajnerët e tjerë të ekipit kombëtar jepnin atë sensin e përkohshmërisë në ekip
përballë presidentit Duka, ndërkohë me De Biazin kjo ndryshoi. Trajneri I
kombëtares mori autoritetin që duhej të merrte…

Unë
mendoj që të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare që kemi përzgjedhur e kanë
patur autoritetin e tyre absolut, kanë punuar të pavarur në kushte optimale që
mund ti duhen një trajneri. Dhe nuk mendoj se e kanë parë në këtë këndvështrim,
madje, as vetë De Biazi nuk e ka parë në këtë këndvështrim. Pavarësisht
momenteve apo debateve e dëshirave mediatike për të futur ndonjë lloj dualiteti
në këtë pikë. Pra, ky lloj raporti institucional mes FSHF-së dhe trajnerit të
ekipit kombëtar me emër De Biazi, apo kushdo qoftë tjetër ka qenë shumë korrekt
dhe gjithë kohës, pavarësisht se dikush ka patur më shumë sukses, e dikush më
pas, jo thjesht nga fati, por edhe nga puna e tij, por De Biazi ka patur shumë
sukses në drejtimin e kombëtares shqiptare të futbollit, dhe do të lërë një
shenjë të gjatë në këtë pikë.

…Por edhe fat
ama?

Shiko,
fati duhet gjithmonë. Pa patur sado pak fat asgjë nuk bëhet. Mund të quaj pak
fat ndeshjen e ndërprerë me Maqedoninë. Por, për kualifikueset e 2016-tës, ekipi
e ka merituar kualifikimin në fushë dhe aspak në tavolinë. I duhesh një pikë në
Danimarkë dhe e mori, I duheshin 3 pikë në Armeni dhe I mori. Kështu që arriti
atë e dimë tashmë të gjithë, si një ekip solid dhe që e pasqyroi këtë
performancë edhe në Francë në fazën finale si një ekip dinjitoz. Kurse pjesa e
eleminatoreve të Botërorit patjetër që do të kalonte në një cikël vetkënaqësie.
Edhe pse kjo kurba e vetkënaqësisë, mund të them se tek ne nuk është se ka
zgjatur shumë. Kur tamam po shkonte thika në kockë në Izrael ekipi diti të
reagojë.

Megjithatë shumë
pikë që mund të ishim në një situatë që mund të ishim ne dhe jo Italia përballë
Suedisë.

Ne
do ta kishim eleminuar Suedinë dhe do të ishim ne në Rusi. Nëse do të shkonim
në playoff. Ne ndofta e kemi vuajtur në një lloj mënyre peshën e fanellës të
kundërshtarit tonë Italian në grup, pasi nëse nuk do e kishim vuajtur këtë gjë
do të kishim pikë më shumë në grup. Por, gjithsesi nuk na kanë penalizuar vetëm
pikët e ndeshjeve me Italinë, por edhe humbja me Izraelin në fushën tonë.

Rezultate imazhesh për armand duka

Kush ka një
përgjegjësi për humbjen në fushën tonë me Izraelin? Lojtarëve, sentimenteve që
u krijuan në fushë, apo mënyrës së organizimit të ndeshjes, dhe vetë federatës
që ngjalli një lloj nervozizmi…

Shiko,
jo sepse unë jam presidenti I federatës, por përjashtohet 100% FSHF nga
ndryshimi I vendit të ndeshjes dhe e gjithë ajo që ndodhi. Ishte një ndryshim I
kërkuar dhe I kondicionuar deri në atë pikë që na thanë ose të luanim në
Elbasan, ose jashtë vendit. Dhe për ne ishte gjëja më e mirë të luanim në
Elbasan dhe jo jashtë Shqipërie. Gjithsesi nuk mund të thuash që një rezultat
negative, apo pozitiv erdhi vetëm nga kjo, por janë një sër faktorësh që bëhen
bashkë. U përgatit keq ndeshja dhe përfundoi keq. Për atmosferën e stadiumin, për
mënyrën se si ndofta u impenjua ekipi, për të gjithë këto që thatë ju, po
kështu edhe gjyqtari me aq sa mundi dha kontributin e tij dhe kështu gjithçka
shkoi keq e më keq.

Zoti President
ju pyeta për De Biazin sepse kur ai u larguar u krijua te njerëzit e njëjta
ndienjë, njësoj sin ë atë kohë kur vdiq Enver Hoxha dhe këtu më lejo sarkazmën
e përdorur. Kur iku De Biazi, thanë që tani erdhi fundit. Me katër ndeshjet e
fundit zyrtare dhe miqësoren, mendoni se kemi fituar një trajner të ri për
ekipin kombëtar, si Panuçi?

Unë
mendoj se mbi të gjitha kemi një institucion solid sic është ekipi kombëtar, që
pavarësisht ndryshimit të emrave në pankinë është një ekip që besojmë dhe na
jep shpresë dhe me të cilin mund të shkojmë më larg se sa kemi shkuar der tani.
Me këtë skuadër nuk shkojmë përballë asnjë kundërshtari si inferiorë tanimë, me
përjashtimin e Spanjës që më duket si një planet tjetër. Por me të gjithë
ekipet e tjera shkojmë aspak inferiorë. Nëse do krahasojmë statistikat e
ndeshjes të Spanjës me Italinë e Shqipërinë ndryshojnë, pasi Italia goditi një
herë ndërsa ne 14 herë e goditëm dy shtylla. Pavarësisht se Spanja e rithem më
është dukur si një planet tjetër…


Sa larg mund të
shkojë kjo kombëtare zoti Duka? Kjo duke patur parasysh edhe formatin e Ligës
së Kombeve? Nga pikëpamja e propabilitetit mundësitë na janë shtuar, por në
afatgjatë cfarë do të bëjë federata që këto propabilitete të kthehen në mundësi
reale për një kualifikim tjetër në një fazë finale?

Rëndësi
ka në radhë të parë që ne tashmë hyjmë në cdo garë me objektivin e
kualifikimit, dhe jo si vite më parë për një vend dinjitoz, apo për një humbje
dinjitoze. Pra, jemi tashmë në këtë nivel. Dhe kjo skuadër kombëtare I ka
mundësitë reale për të shkuar në një nga kompeticionet e rëndësishme sic është
europiani. Dhe për të arritur këto objektiva ne vendosëm dhe morëm këtë
trajner, pasi për të kaluar atë kurbën e vetkënaqësisë që folëm, ekipi kishte
nevojë për një figurë autoritare i cilit do ti imponohesh dhe do ta ulte
skuadrën me këmbë në tokë. Dhe Panuçi është një emër I botës së futbollit I
ciki ka arritur gjithcka dhe një autoritet me të cilin e ke të vështirë ta
kundërshtosh me vepra sepse me fjalë mund ta kesh këtë mundësi. Panuçi ka një
staturë të madhe futbollistike, ka energji shumë dhe ka cfarë jep dhe I përcon
skuadrës për të cuar akoma më tej dhe për ti thënë që nuk është ky stacioni I
fundit I kësaj skuadre po akoma më tej, pasi nuk duhet të vetkënaqemi vetëm me
2016-tën, por kemi mundësitë për më shumë. Kjo është edhe motoja e tij.

Po shikoja
Kosovën me Letoninë dhe mbeta të diferenca e Rashicës me lojtarët e tjerë.
Mendoni se ishte gabim lënia jashtë e Rashicës nga kombëtarja jonë dhe mos
insistimi i Federatës për ta patur në ekip?

Jo
vetëm Rashica, por edhe lojtarë të tjerë me kualitetet cdo skuadër do kishte
dëshirë ti kishte në gjirin e saj dhe ne mendojmë se kemi bërë maksimumin. Ka
qenë një vendim I futbollistit për të kaluar me kombëtaren e Kosovës.

…Jo, nuk ka qenë
vendim i futbollistit, por vendim i De Biazit që e la jashtë për ngjarjen më të
madhe, si Euro 2016-ta?

Fatkeqësisht
numëat për të shkuar në Europian të një skuadre janë fiks. Nëse do të më
pyesësh kë kam peng që nuk shkoi në atë fazë finale europiani dhe në një lloj
mënyre mund ti detyrohemi atij, ai është futbollisti Berat Gjimshiti, I cili që
nga dita e parë që erdhi në kombëtare hyri në formacion, por nuk u përfshi për
europian. Ndoshta për formën e tij jot ë mirë të asas kohe dhe De Biazi mendoi
me pragmatizëm të merrte lojtarët më në formë të momentit. Ndërsa, Rashica nuk
kishte luajtur asnjë ndeshje me ekipin kombëtar. Nuk është se ishte ndonjë
mëkat të mos vinte në Europian. Ishte I rid he të ardhmen e kishte përpara.
Ishte një vendim individual I tij.

Rezultate imazhesh për armand duka

A ka një plan
afatgjatë FSHF dhe autoritetet drejtuese të futbollit shqiptar që kombëtarja
jonë të jetë sërish në fazën finale të Euro 2020-tës?

Patjetër
që pod he jo vetëm për europianin e vitit 2020, por edhe më tej. Ka një
strategji afatshkurtër dhe afatgjatë, për lojtarët që janë dhe për përgatitjen
e skuadrës për të ardhmen. Për aktualen janë këta lojtarë dhe ata të ekipit
kombëtar të U-21 që kurohen në mënyrë perfekte në shërbim të plotë të ekipit
kombëtar. Ndërsa aspekti afatgjatë lidhet me projektet dhe prioritetet absolute
të FSHF-së për futbollin e fëmijëve, në zbulimin e talenteve, dhe jo thjesht në
të, por edhe në kultivimin e tyre. Së pari kemi ulur moshën e nisjes së
futbollit. Nëse deri para pak viteve futbolli fillonte në moshën mbi 10 dhe 12
vjec, sot kemi aktivitete me fëmijë që në moshën 6-vjecare. Nën kurimin e plotë
të FSHF-së kemi 6 ekipe kombëtare rajonale, prej të cilëve dalin elementët për
ekipit përfaqësuese të moshave. Të njëjtin kurim edhe jashtë Shqipërisë. E
ardhmja është e sigurtë, për aq sa mund të arrijë Shqipëria, por në futboll do
jemi në kushte shumë më të mira se sa e gjithë shoqëria.

Por, paralelisht
edhe të ardhurat janë të mëdha. Sa para realisht ka sjellë kjo performancë e
kombëtares në këto 4-5 vitet e fundit dhe a po shpenzohen këto para në fidanishtet
e moshave?

Financat
që xhirojnë rreth futbollit në Shqipëri janë modeste në krahasim me vendet e
mëdha. Më këto financa e ekonomi modeste kërkon të arrish rezultate me vende që
kanë financa shuë shumë më të mëdha. POr ne mundohemi në shtimin e këtyre të
ardhurave. Nëse do pyesësh një futbollist të para viteve 90 të ka ndeshje
ndërkombëtare 20-30 ndeshje, ndërsa një 19 vjecar mund ti ketë kaluar 50
ndeshje aktualisht. Sot cdo futbollist I ekipeve kombëtare të moshave kanë një
kurim special në grumbullim e jo vetëm. Ajo që duhet shtuar ndoshta është një
lloj vështrimi ndryshe për sportin në përgjithësi, për një strategji ndryshe,
për të detyruar dhe për ti dhënë incentive të ndryshme biznesit për të
investuar në sport. Ndryshimi I sjelljes së politikës në përgjithësi me sportin
dhe vënies në prioritet do të prodhonte efikasitet. Politika është ajo që duhet
të prodhojë mekanizma që vendi të zhvillohet, por edhe ligje e paketa të atilla
edhe për sportin.

Cfarë sugjeroni
ju?


vitet e fundit kemi një lloj ndryshimi të investimeve në infrastrukturën
sportive, përmend këtu stadiumin e Elbasanit, atë të Shkodrës, apo fillimi I
stadiumit kombëtar, por nuk mjafton kjo. Duhet së pari duhet të ketë një
dikaster të dedikuar për sportin, një ministry, një drejtori a një Komitet, për
të mbledhur të gjithë palët, për të prodhuar ndryshime të tilla ligjore për të
afruar së më shumë financa në sport. NUk ekzistojnë aktualisht lehtësirat
fiskale në sport. Nuk kanë lehtësi të tilla fiskale. Në fakt, të gjithë e kanë
pritur një ministri për sportin, por të kishte një agjensi, a një komitet më
vete me buxhetin, administratën e pavarësinë e vet. Kjo do ishte shumë efikase.

Zoti president, vijmë dhe e bëjmë bisedën pak më politike. Dështimi në
zgjedhjet për një vend në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s, koincidoi edhe me
hapjen e cëshjtes së Sëknderbeut. Sikur pati një dorë që kërkoi të ndikonte të
njolloste futbollin shqiptar kur një zyrtar I tij në rastin konkret ju kishit
hyrë në zgjedhje për Qeverinë më të lartë të UEFA-s?

Normalisht që nuk ishte një shtysë positive për
kandidimin tim cështja e Skënderbeut. Madje jo vetëm ajo, pasi ka patur edhe
zhvillime të tjera, nga shtysa të jashtme jopolitike që ndikuan dhe nuk di nga
kanë ardhur. E keqja është që ne letrat gjithmonë na vijnë nga fshati (nga
Brenda)…


Pra ju po thoni që ka patur interference negative nga Shqipëria në UEFA për
mosëzgjedhjen tuaj atje?

Po patjetër dhe këto janë bërë publike por me lejoni t’ju
them që në fakt unë nuk e kam përjetuar dhe nuk e konsideroj dështim
mosarritjen të zgjidhem në KE të UEFA-s.
Natyrisht nëse do të isha në tavolinën
europiane të futbollit nuk do të ishte një sukses I Armand Dukës, por vendit
dhe futbollut shqiptar.
Por, edhe kandidimi
dhe arritja e atyre votive sërish ishin jo pak dhe e konsideroj dicka pozitive.
Ndikimet që thamë kishin të bënin me një letër që u shkoi të gjitha federative.
Duket sikur nga një person politik, por nuk di emra, nuk mund të përcaktoj
emra. Eshtë e vështirë. Hetimi I Skënderbeut në të njëjtën periudhë ishte
negative, por rezultatin realisht nuk e kam përjetuar keq. Nuk kasha pritshmëri
të numërit të madh të votive.

Por, pas kualifikimit të Skënderbeut në grupet e Europa League deklaruat që
Skënderbeut i ndodhi njësoj si Italisë kur fitoi Botërorin në kohën e
“Calciopolit”. Mua personalisht kjo mu duk e ekzagjeruar…

Realisht nuk e kisha menduar teksa dhashë një prononcim të
tillë. Një dicka ardhur spontanisht dhe natyrshëm. E mora si fenomen jo normal,
por që ndodh. E krahasova jo me Italinë si ekip, por si fenomen.Ku pas një
kalimit të një periudhe të vështirë për një skuadrës apo klub futbolli, atëherë
gjejnë forca dhe energji. Nuk kam dashur të krahasoj Skënderbeun me Italinë.

Ka edhe akuza që jeni favorizues i Skënderbeut dhe disa klubeve përsa kohë
jeni në krye të FSHF-së…

Futbolli është garë dhe kush nuk e fiton këtë garë ka pakënaqësitë
e veta, kush e fiton mbetet I kënaqur. Realisht unë nuk jam tifoz I Skëndebeut,
por jam tifoz I Vllaznisë, edhe pse Vllaznia ska patur rezultate positive.

Nga viti 2001 e këtej ka një përzierje të madhe të politikës në futboll.
Dhe këtë nuk e them vetëm unë. Pse është kaq e vëmendshme politika ndaj
futbollit? Interes ekonomik, electoral apo cfarë sipas jush?

Unë e thashë edhe pak më lart që politika është përgjegjëse
për gjithcka në një vend. Nëse je korrekt në krijimin e kushteve dhe
incentivave për zhvillimin dhe progresimin e sportit këtu nuk ka asgjë të keqe
dhe ne nuk mund tit hemi jo politikës. Më pas nga sporti politika mund të themi
që ka benefitet e bardha që I ka e gjithë shoqëria. Benefitet politike, janë ku
sporti e aq më shumë futbolli lidhet me aspektin electoral. Sepse ndiqet si
sport nga të gjithë njereëzit. Nuk di të ketë gjë tjetër, përvec pushtetit
el;ektoral.

Cfarë ndodh kur me ndryshimin e qeverive ndryshojnë edhe sukseset. Klubet
tradicionale janë aktualisht në Kategorine e parë, ndërsa skuadra tradite si
Partizani, Flamurtari e Dinamo e të tjera kanë pësuar deklin, befas ngjiten të
tjera. Kjo lidhet me pjesën politike? Cfarë ka ndodhur këtu?

Nuk ka ndodhur diçka, por ka ndodhur shumëçka, sepse kemi
ndryshuar rregjimin dhe nuk duhet ta harrojmë kurrsesi këtë. Ishim në një
system të atëhershëm dictatorial ku klubet si Dinamo e Partizani financoheshin,
menaxhoheshin e drejtoheshin nga ministry të pushtetshme të asokohe. Ishte e
gjithë vëmendja e Qeverisë në to. Patjetër që do ishin skuadra të suksesshme.
Dhe nuk ishim në një system të ekonomisë së tregut. Ka shumë nostalgjikë për
Dinamon e shumë ekipe të tjera. Kanë ndryshuar gjërat sepse tani të gjitha
klubet janë shoqësri aksionere dhe kanë të njëjtin shans të gjitha. Menaxhimi I
mirë sezonal I klubit në tërësinë e saj dhe së bashku me fatin në fund mund të
arrish në rezultate positive. Unë mund të jap shembuj të klubeve të vogla e me
buxhete të vogla, por që organizohen mirë si klube që s’kanë as politikanë e as
ministër finance pranë. Ka klube të vogla, si klubi I Lacit, një klub me
financa modeste, me një infrastrykturë të ndërtuar me financa të Bashkisë e
FSHF. Dhe ky klub me këto financa modeste, organizohet mirë e bën futboll. Ka
klube të tjera që kanë buxhete shumë e më shumë, por janë menaxhuar keq dhe nuk
bëjnë rezultate. Ndërtohet një ekip periferik, ka investime dhe bën rezultate të
mira.

Zoti president. Ju vetë nuk I keni shpëtuar dot, as akuzave për përfshirje
qoftë edhe përfshirjes vetë në politikë. Jeni akuzuar që edhe në aktivitete të
FSHF-së ka patur prani të PAA-së të vëllait. …

Individualisht nuk më ka pëlqyer ndonjëherë të merrem me
politikë dhe nuk do të merrem ndonjëherë me politikë. Në të njëjtën kohë jam
qytetar dhe votues I këtij vendi. Unë as kam qenë dhe as do jem pjesë e
organizatave politike, apo edhe e interesave politike. Patjeter që mbështes
iniciativat e njerëzve të mi dhe do të ishte hipokrizi nëse do të thoja të kundërtën.

Rezultate imazhesh për armand duka


Zoti President! Në mars janë zgjedhjet e radhës në futbollin shqiptar. A do
të merrni pjesë?

Sipas statutit të FSHF-së në gjashtëmujorin e parë të cdo
viti duhet të zhvillohet Asambleja e zakonshme dhe një herë në katër vjet
Asambleja Zgjedhore. Kjo gjë do të ndodhë edhe në vitin e ardhshëm, kun ë 6
muajt e parë do të zhvillohet Asambleja, dhe nuk është vendosur ende se kur do
të zhvillohet. Nuk është një gjë që nuk e kam menduar, nuk është një gjë që është
kaq pak e rëndësishme, por, gjithsesi duke u marrë me punën dhe problematikën e
përditshme dhe me vazhdimin e projekteve gjithmonë duket datë e largët. Kësëhtu
që nuk e kam menduar dhe duhet të jap një përgjigje definitive sonte. Dhe do ta
jap këtë përgjigje kur të jenë afatet dhe limitet statutore të FSHF-së. Ndërkaq,
do të vazhdoj të punoj në FSHF me të njëjtin impenjim, pasi kemi shumë projekte
të rëndësishme në dorë, dhe jo vetëm projekte infrastrukturore. Përvec
stadiumit në ndërtim, kemi edhe projektin e zyrave të reja të FSHF-së n ëish-kompleksin
Dinamo, dhe ndërtimin e një mini-stadiumi atje, por ka edhe projekte të tjera tërendësishme
të futbollit të fëmijëve. Kemi nisur një project të futbollit në shkolla, për të
cilin do të realizojmë një marëveshje me MAS. Një projekt-pilot nga UEFA për
Shqipërinë që nëse shkon mirë më pas do të përfshihet në të gjithë Europën.
Pra, jam aktualisht I përfshirë në jo pak projekte, dhe do marr vendimin e
duhur në kohën e duhur.

Me qënë se përmendet “Arenën Kombëtare”, kujt ia atribuoni dështimin për
mos arritjen e marrjes së të drejtës së organizimit të Superkupës Europiane?

Jo. Ishin 9 stadiume në garë. Te vetmit ne ishim në garë
me një projekt të papërfunduar. Dhe kjo na penalizoi. Dhe nuk është se nuk e
denim apo nuk ishim koshientë për këtë, por më shumë e bëmë le të themi për të
patur atë gurin në radhë për edicionet e tjera.

Zoti Duka keni 15 vjet në krye të drejtimit të futbollit shqiptar. Nëse mendoni
pjesërish që mund të kandidoni sërish, dikush mund tëp yes cfarë mund ti jepni
më atij (futbollit)?

Thashë që do vazhdoj të mendoj e të punoj për projektet që
kemi në vazhdim dhe për projekte të tjera. Nëse do shoh dikë tjetër që ka
projekte më të mira pse jo që duhet ta lë rrugën e lirë, por nuk po shoh që ka
projekte më të mira…

Deri tani ka vetëm një emër, ai i ish-kryteministrit Bashkim Fino si një
kandidat i mundshëm për garën për President të FSHF-së. Njihet si një dashamirës
i sportit dhe futbollit. Të kesh përballë një ish-kryeministër dhe që vjen nga
një krah i caktuar politik, nuk ju shqetëson që kjo mund të kthehet nga një garë
politike jo në një garë projektesh?

Aq sa thatë ju kam dëgjuar edhe unë për Bashkimin që mund
të jetë, gjithmonë referuar lancimit mediatik. Nuk kam dëgjuar ende një
prononcim të tillë. Unë e njoh, ka, një marëdhënie personale me Bashkimin, e
kam pas edhe shokë shkolle. E respektoj si njeri dhe vërtetë nëse do të ketë
projekte për të qenë këtu, atëherë pse jo. Fakti që është pjesë e një partie
politike është një gjë që duhet ta gjykojë ai vetë dhe Partia e tij. Nëse
Partia do ta kandidojë, mirë është ta kandidojë nga Selia e Partisë.


Çfarë do të thotë kjo?


të jetë kandidati I zyrtarizuar I Partisë Socialiste. Ne kemi patur deputetë në
Shqipëri që kanë deklaruar nga foltorja e parlamentit që arbitrin e godita unë.
Nuk besoj se PS do të angazhohet në një fushatë sportive, pavarësisht se mund
të ketë ndonjë nga radhët e saj si kandidat. Përpara se të marr një vendim të
tillë duhet apo nuk duhet të kandidoj, duhet të marr mendimin e tyre, nëse
duhet të vazhdosh apo jo më tej. Unë do ta bëj këtë process diskutimi me
anëtarët, dhe ata do të vendosin.

Ka një çarje
midis klubeve në Superiore, kritikë ndaj Federatës dhe ndaj jush. Dhe pikërisht
kjo kandidaturë e zotit Finamo (as e npohuar dhe as e mohuar), vjen pikërisht
nga klubet kritizere?

Kritikë
në klubet për cështje sportive ka cdo javë për arësye të gabimeve që mund të
ndodhin në një javë. Pakënaqësitë pasojnë kritikat. Por, kur vjen momenti për
të mbajtur një qëndrim total të situatës atëherë ke qëndrimin tënd. Unë mendoj
që qëndrimet kritike permanente janë në minorancë dhe me qëllime të përcaktuara
jo sportive. Sepse kanë interesa të tjera dhe nuk është se propozojnë ndonjë
menaxhim ndryshe të institucionit, por kërkojnë që të kenë interest e klubeve
përkatëse.

Mos kjo vjen që
afilacionet politike, dhe fakti që ju jeni një biznesmen I suksesshem jashtë
sportit ju bëjnë më lehtësisht të atakueshëm në këtë rast?

Nuk
besoj se ka të bëjë me personin se kush drejton. Ka të bëjë më shumë me faktin
me postin.
Nuk ka lidhje me emrin konkret por ka lidhje me postin.