Parajsat fiskale, mediat franceze: Shqipëria, pjesë e listës së zezë

585
Konfederata ndërkombëtare Oxfam, që ka si synim dhënien fund të padrejtësive që shkaktojnë varfërinë, ka përpiluar një listë me 35 vende të cilat duhet të konsiderohen parajsa fiskale sipas kritereve europiane, pjesë e të cilës është edhe Shqipëria.
Publikimi u bë vetëm disa ditë përpara se Komisioni Europian do të zbulojë listën e zezë të parajsave fiskale më 5 dhjetor. Në fund të vitit 2016, ekspertë nga Komisioni Europian pranuan të gjykojnë 92 juridiksione anembanë botës sipas tre kritereve: trasnparenca (në veçanti bashkëpunimi administrativ) dhe tatimi i drejtë (norma e tatimit mbi të ardhurat) dhe pjesëmarrja në forume ndërkombëtare të taksave. Në këtë raport, Oxfam ka futur Shqipërinë, Bahamas, Bermudan, Bosnje Hercegovinën, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjibraltarin, Hong Kongun, Mauritius, Xhersi, Singaporin apo dhe Taivanin. Po ashtu në index sipas Oxfam janë dhe Luskemburgu, Irlanda, Holanda, Malta, raporton media franceze L’Obs.
Një masë tërësisht e përjashtuar nga evropianët të cilët besojnë se këto shtete tashmë duhet të respektojnë ligjet e komunitetit, bëhen më kufizuese në aspektin e optimizimit të taksave. Skandali i Panama Papers po e detyron Brukselin që të veprojë shpejt. Deri më tani, Komisioni Evropian ka qenë i kënaqur me një listë jo-publike prej rreth 50 vendeve të identifikuara si “të dyshuar” në aspektin e transparencës fiskale. Sanksionet tani janë duke u studiuar për vendet e varfëra, shkruan La Tribune.
Sigal